Sportistët e vitit 2012 në komunën e Ulqinit + Foto

January 9, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Sportistet e vitit 2012  te UlqinitKomuna e Ulqinit ka ndarë shpërblime për sportistet më të dalluar të qytetit tonë

Nën organizimin e Sekretariatit për Administratë, dispozita, kuadro dhe veprimtari shoqërore, në sallën e Kuvendit komunal, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistët dhe klubet sportive të komunës së Ulqinit. Çmimet u ndanë për sportistin më të mirë të vitit, klubin më i mirë në sportet individuale, klubin më të mirë në sportet kolektive si dhe sportistin më me perspektivë në komunën e Ulqinit për vitin 2012.

  •  Sportisti më i mirë për vitin 2012 u shpall Dardan Ceka nga Klubi i Krates Ulqini.
  •  Klubi më i mire në sportet individuale u shpall Klubi i Taekwondos Ulqini.
  •  Klubi më i mire në sportet kolektive u shpall Klubi i Hendbollit Ulqini.
  •  Sportistja më me perspektivë për vitin 2012 u shpall Ardiana Karamanaga nga Klubi i Taekwondo Ulqini.

Në këtë ceremoni u ndanë edhe mirënjohjet për sportistët më të dalluar të qytetit të Ulqinit. Këto mirënjohe i’u ndanë Rrezart Cungut nga Klubi i Tenisit Belvi, Edon Pultit dhe Meri Elezoviqit nga Klubi i Pingpongut Valdanos, Nikolla Hot dhe Faruk Hasanages nga Klubi i Arteve Marciale Albulena, Artan Ficit nga Klubi i Taekwondos Ulqin, Henrik Lleshajt dhe Nikolla Kovaçeviqit nga Klubi i Hendbollit Ulqin, Ermin Qoroviqit dhe Adonis Markashit nga Klubi i Karates Champion, Diellëza Rames nga Klubi i Karates Ulqin, Millan Llatkoviqit dhe Çelis Taflajt nga Klubi i Basketbollit Ulqin, Adem Tivarit dhe Kenan Tafiqit nga Klubi i Futbollit Federal si dhe Edita Divanoviqit nga Klubi i Futbollit për femra Ulqin.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

12