Fillon rikonstruksioni i rruges Katërkollë – Krythë

January 15, 2013   | Ngjarjet - Events

Ruga Ulqin-SukobineDrejtorija për Komunikacion në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit nëpërmjet kontraktuesit Bemax d.o.o. Podgoricë, do të fillojnë rikonstruktimin e rrugës magjistrale M-2.4 Ulqin – Sukobinë, aksin rrugor Udhëkryqi Ostros – Krythë.

Kjo është faza e dytë e rikonstruktimit të rrugës Ulqin-Sukobinë, që përbën njëren nga arteriet kryesore rrugore jo veç për qytetin e Ulqinit, por për të gjithë Malin e Zi. Kjo fazë parashihet të përfundojë para kësaj sezone turistike.

Faza e tretë e rikonstruktimit të kësaj rruge që përfshin aksin rrugor Krythë-Ulqin planifikohet të filloj në vitin 2014,për të cilen aktualisht është duke u punuar dokumentacioni projektues.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE