Shoqata Ana e Malit në Staten Island,(NY), me kryesi të re

January 15, 2013   | Bota

Shoqata Ana e Malit në Staten Island,(NY)_kryesia e reMe 13 Janar 2013 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit”, në Staten Island,(NY), ku muarën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të diasporës së Anës Malit që jetojnë në New York dhe rrethinë.
Për punën dhe aktivitetin e Shoqatës në tre vitet e kaluara foli kryetari i deritashëm, z. Naser Çobaj.I ftuar special nga vendlindja ishte mr. Sabri Salaj, kryetar i Bashkësisë Lokale në Katërkollë  (në Anë të Malit), i cili foli për mundësitë e bashkëpunimit në mes vendlindjes dhe të diasporës.
Në diskutime u inkuadruan edhe shumë pjesëmarrës të tjerë në mes të cilëve edhe mr. Flamur Anamali,pedagog në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga ” në Katërkollë,  poashtu i ardhur nga vendlindja i cili njoftoi të pranishmit  për gjendjen e mjerueshme në shkollat në gjuhën shqipe,si dhe kërcnimim eminent të asimilimit të shqiptarëve në përgjithësi në Mal të Zi.
Të pranishmit në kuvend, përmes fjalimeve të tyre,gjithashtu përshëndeten z. Esat Aloshi dhe Mustafë Bërkani,dy pjesëmarrësit e maratonës Ulqin -Shkodër që ata realizuan me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Më në fund,në baza vullnetare  u bë prezentimi i anëtarëve të rinj të Kryesisë së Shoqatës dhe u zgjodh Bordi (Këshilli Drejtues) i saj në përbërje prej 24 anëtarësh.
Pasi që numri i anëtarëve të Bordit drejtues ,sipas statutit, mundë të arrijë deri në 33, atëherë plotësimi i tij do të bëhet në të ardhmen me disa anëtarë të tjerë me prejardhje nga ato katunde të Anës së Malit,të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kryesinë e re si dhe me disa anëtarë të gjinisë femrore.
Kandidat për  kryetar të Shoqatës ishin z. Ismet Kurti dhe z. Fatmir Kallaba. Me shumicë të votave  të fshehta të anëtarëve të Bordit drejtues, për kryetar u zgjodh z. Ismet Kurti, kurse z.Fatmir Kallaba u zgjodh nënkryetar. Bordi drejtues, me aklamacion zgjodhi edhe një nënkryetar tjetër, sekretarin dhe arkatarin.

 Përbërja e Kryesisë së re të Shoqatës është sa vijon:

1. Ismet Kurti, Kryetar
2. Fatmir Kallaba, Nënkryetar
3. Xheladin Zeneli , Nënkryetar
4. Selatin Tula, Sekretar
5. Gëzim Taipi, Arkatar

 Anëtarë të Kryesisë:

6.  Albert Salaj
7.  Esat Aloshi
8.  Zaim Halili
9.  Zija Kraja
10. Nail Llolla
11. Nail Çapriqi
12. Suad Gjeka
13. Agim Ceka
14. Suad Kurti
15. Mirsad Çapriqi
16.  Safet Llolla
17. Nasmi Salaj
18. Ramo Dabi
19. Edin Shaba
20. Fuad Alaj
21. Agim Llunja
22. Fatmir Sella
23. Mustafë Bërkani
24. Gëzim Kurti

Shërbimi për Informim i Shoqatës “Ana e Malit”

14 Janar 2013
New York

7