Krivokapiq, i filloi konsultimet me Nimanbegun dhe Gjeken

January 16, 2013   | Rajoni / Region

Krivokapic_Gjeka_NimanbeguKryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq i ka filluar sot konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare lidhur me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Me rastin e caktimit të kandidatit për president të shtetit duhet sjell vendimi në pajtim me Kushtetutën , ka deklaruar nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu.

Ai pas konsultimeve me kryetarin e Parlamentit Krivokapiq lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve, ka theksuar se ky termin do të caktohet me koncezusin e të gjitha partive parlamentare dhe se zgjedhjet do të kalojnë në atmosferë demokratike dhe të ndershme. Kemi biseduar për të gjitha aspektet , por jo edhe për kandidimet konkrete për shef të shtetit, u deklaroi Nimangebu gazetarëve në Parlament. Ai ka theksuar se partitë e pakicave do të kenë konsultime , mirëpo me marrëveshjen e koalicionit me PDS parashihet se ato do ta përkrahin kandidatin e kësaj partie. Lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka theksuar se organet kompetente duhet të vrtetojnë nëse kandidimit i Filip Vujanoviq është në pajtim me Kushtetutën. Gjeka ka përsëritur se me marrëveshjen e koalcionit është paraparë që partitë e pakicave të përkrahin kandidatin e PDS .

Për partinë liberale është i prnueshëm kandidati i PDS i cili i plotëson kushtet ligjore ka deklaruar lideri i saj Andrija Popoviq. Edhe iniciativa qytetare kroate është obliguar me marrëveshjen e koalicionit se do ta përkrah kandidatin presidencial të PDS ka deklaruar kryetarja e Partisë Maria Vuçinoviq.

TVCG

5