Adnani nga Ulqini, sfilon për Burrberry

January 18, 2013   | Lajmet / Vijesti

Adnan GjinajAdnan Gjinaj është modeli nga Ulqini, i cili këtë fillimvit ka marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në botë, Java e modës në Milano, duke sfiluar per Burberry, Misioni, Canali, e shtëpi tjera të njohura të modës.
Adnan Gjinaj.1

Gjinaj, momentalisht është një prej modelëve të rinjë më të kërkuar në botën e modës.

Brenda dy vitesh ai ka sfiluar për emrat më të mëdhenj në këtë industri si Lanvin, YSL, Burberry, Cerruti, DKNY, Kenzo, Moschino, Prada, Marc Jacobs etj. Ai ka pozuar dhe për revistat e njohura Vogue,(Japoni) Bazar (Kinë),GQ(Itali),Dazed and Confused (Angli),Hero (Angli)etj.
Adnan Gjinaj.2

Momentalisht i menaxhuar nga agjensitë më të mira në botë si Ford, Wilhemina, Scoop dhe FM, Adnani nuk harron që në foto shpesh herë të shpalos me krenari shenjën e shqiponjës dy krenare.

Adnan Gjinaj.3

I lindur në vitin 1991, djaloshi nga Ulqini tani banon ne Francë bashkë me familjen e tij. /R.K./Indeksonline/