Faruk Hasanaga kampion i Malit të Zi + Foto

January 18, 2013   | Sporti / Sport

Faruk Hasanaga KampionNë disiplinën e luftrave, medalje të bronzta fituan Katarina Kujunxhiq dhe Tamara Kuzman. Ndërkaq në kata, ekipi i pionierëve u kurorëzua me medalje të argjendtë, kurse Basro Sadikoviqi me medalje të bronztë. Garuesi i Klubit të Karatesë “Albulena”, Faruk Hasanaga, është shpallur kampion në kata individuale për fatosa në Kampionatin e Malit të Zi për fatosa, pionierë, kadetë dhe juniorë. Ai ka qenë garuesi më i dalluar i këtij klubi në këtë kampionat dhe Kupën për seniorë të rinj. Hasanaga i ka fituar të pesë kundërshtarët e tij me rezultatin 5:0. Trajneri i KK “Albulena”, Agron Ujkashi, thotë se bëhet fjalë për një garues me perspektivë nga i cili pritet që këtë vit të përfaqësojë Malin e Zi në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Beograd. Në disiplinën e luftrave, medalje të bronzta fituan Katarina Kujunxhiq dhe Tamara Kuzman. Ndërkaq në kata, ekipi i pionierëve u kurorëzua me medalje të argjendtë, kurse Basro Sadikoviqi me medalje të bronztë. Edhe pse nuk fituan medalje, vlen të përmendet paraqitja e mirë e ekipit të fatosave në kata, i përbërë nga Faruk Hasanaga, Refik Mollabeqiri dhe Art Ujkashi, të cilët debutuan në një garë.

 (Kohapress )