Kryetari Cungu takon përfaqësuesit e kompanisë Gjermane Dahlem

January 18, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Cungu takon perfaqesuesit e kompanis Gjermane DahlemKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë e tij, u takua me përfaqësuesit e kompanisë Gjermane Dahlem

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë e tij, u takua me përfaqësuesit e kompanisë Gjermane Dahlem, e cili është duke kryer studim e fizibiliteti për projektin e furnizimit me ujë dhe trajtimin e kanalizimeve në komunën e Ulqinit, projekt ky i financuar nga KFW Banka.
Cungu takon perfaqesuesit e kompanis Gjermane Dahlem.1
Prëfaqësuesit e kësaj kopanije njoftuan të pranishmit me hapat e ndërmarra si dhe me planin e mëtutjeshem për përfundimin me sukses të këtij projekti.
Duke diskutuar mbi rëndësinë e këtij projekti në zhvillimin e përgjithshem të qytetit të Ulqinit u arrit në përfundim se projekti duhet të bazohet në gjendjen reale dhe në përputhje me nevojat aktuale që ka Ulqini. Gjatë diskutimit u theksua se projekti duhet të jetë në përputhje me planin hapsinor të komunës së Ulqinit i cili aktualisht është në planifikim e sipër. Poashtu është e nevojshme që të sigurohen të dhëna të sakta mbi gjendjen demografike, gjendjen e strukturës banesore si dhe të dhëna të tjera të nevojshme që e bëjnë projektin praktikisht më të zbatueshem.
Cungu takon perfaqesuesit e kompanis Gjermane Dahlem.2
Kryetari Cungu u shpreh se organet e Komunës së Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike për Ujsjellës dhe Kanalizime janë në dispozicion të çdo nevojë apo kërkesë që mund të keni gjatë realizimit të këtij projekti.
Në takim u diskutua edhe lidhur me situaten e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

1