Komuna e Ulqinit : Kufiri në Sukubinë të jet i hapur për mallrat komerciale

January 21, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Komuna e Ulqinit kërkon që vendkalimi Sukubinë – Muriqan të përdoret edhe për qarkullimin e mallrave, mirpo ekspertët janë kundër për shkak të infrastrukturës.

Kufiri -Sukubin-Muriqan

Ulqin – Me kërkesën e afaristëve, Komuna e Ulqinit ka kërkuar nga Sektori për menaxhimin e integruar të kufijve dhe vendkalimeve kufitare të Ministrisë së Punëve të Brendshme që vendkalimi kufitar Sukubinë – Muriqan të hapet sa më shpejt edhe për qarkullimin e mallrave. Komuna e Ulqinit i është drejtuar me kërkesë më 17 tetor të vitit të kaluar kryeshefit të këtij sektori, Milan Paunoviq. Ky i fundit e ka njoftuar Komunën e Ulqinit se lidhur me këtë çështje është diskutuar në një takim të përbashkët të Komitetit të ekspertëve të të dy palëve, malazeze dhe shqiptare, të mbajtur në Muriqan më 6 nëntor 2012. Sipas Paunoviqit, Komiteti i ekspertëve ka arritur në përfundimin se infrastruktura rrugore ekzistuese nuk i plotëson akoma kushtet për hapjen e vendkalimit kufitar Sukubinë – Muriqan për qarkullimin e mallrave. Ekspertët kanë konkluduar se për shkak të frekuentimit të madh të kësaj rruge, sidomos gjatë tre muajve të sezonit veror, kur numri i automjeteve arrin në disa qindra mijë, është i pamundur që vendkalimi kufitar Sukubinë – Muriqan të shfrytëzohet edhe për qarkullimin e mallrave pa u bërë rikonstruktimi i rrugës. Kryeshefi i Sektorit për menaxhimin e integruar të kufijve dhe vendkalimeve kufitare ka thënë se pala malazeze dhe ajo shqiptare janë duke analizuar mundësinë e ndryshimit të procedurës doganore për kontrollin e mallrave, me qëllim që ai të kryhet brenda territorit të vendit përkatës, gjë që do të lehtësonte dhe do të përshpejton Përdorimi i vendkalimit kufitar Sukubinë – Muriqan për qarkullimin e mallrave shikohet me dobi nga afaristët shqiptarë dhe malazezë, dhe si një mundësi për zgjerimin e bizneseve të tyre.

Gzim Nikeziq

Pompa e benzinit ne Sukubin

Rruga gati para sezonit turistik  

Krytha_rruga-qe-con_Sukubin_Muriqan_Shqiperi_Kosove.

Ulqin – Punimet për rikonstruktimin e aksit rrugor Katërkollë (kryqëzimi për Ostros) – Krythë, pjesë e rrugës magjistrale Ulqin – Sukubinë, do të fillojnë gjatë kësaj jave, kanë bërë të ditur nga Komuna e Ulqinit. Ky aks me gjatësi prej rreth 4.5 kilometra përbën fazën e dytë të rikonstruktimit të rrugës magjistrale Ulqin – Sukubinë. Punimet të cilat realizohen nëpërmjet Drejtorisë për Komunikacion në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, do të kryhen nga kompania “Bemax” nga Podgorica, e cila ka bërë edhe rikonstruktimin e aksit rrugor Sukubinë – Katërkollë. Sipas planit, punimet duhet të përfundojnë para fillimit të sezonit turistik.

Krytha_rruga-qe-con_Sukubin_Muriqan_Shqiperi_Kosove..1

Tashmë kanë filluar matjet me qëllim të hartimit të projektit për aksin rrugor Krythë – Ulqin, si fazë e tretë e rikonstruktimit të rrugës Ulqin – Sukubinë, në të cilën punimet parashikohet të fillojnë vitin e ardhshëm. Rruga Ulqin-Sukubinë përbën njëren nga arteriet kryesore rrugore jo veç për qytetin e Ulqinit, por për të gjithë Malin e Zi. Për rëndësinë e kësaj rruge më së miri flet fakti se gjatë vitit të kaluar në vendkalimin kufitar Sukubinë – Muriqan kanë kaluar rreth dy milionë turistë. Nëpërmjet kësaj rruge, në Ulqin dhe në bregdetin e Malit të Zi vijnë pjesa më e madhe e turistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, por edhe e diasporës shqiptare të cilët i kalojnë pushimet në vendlindje.

(Kohapress)

1