PD dënon ashpër aktin antishqiptar të Serbisë në Preshevë

January 21, 2013   | Rajoni / Region

partia-demokratike-ulqin_ana-malit_mali-i-ziUlqin,20 janar 2013- Partia Demokratike(PD) me seli në Ulqin,e ka dënuar ashpër aktin antidemokratik të Serbisë në Preshevë.
“Ne, si parti e re parlamentare shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi,jemi befasuar me aksionin e forcave të mëdha të xhandarmerisë serbe,të cilat ,siç transmetojnë mediat e atjeshme,dhunshëm kanë hequr lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të ngritur në mesin e qytetit të Preshevës”,- thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.
Kjo parti nacionale shqiptare në Mal të Zi shton se “kemi qenë të bindur se veprimet e këtilla antishqiptare i takojnë së kaluarës së hidhur dhe se ardhmëria ndërtohet vetëm me tolerancë,përfillje reciproke të vlerave , dialog civilizues dhe integrues evropiane dhe evroatlantik.”
“Shqiptarët në Preshevë të përmbahen nga provokimet e këtilla antidemokratike të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve.Dialogu nuk bëhet me dhunë e agresivitet”,- porosit PD,parti parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi.

Sherbimi për Informim i PD

2