Biblioteka e Ulqinit rrezikohet nga uji dhe lagështia

January 22, 2013   | Shoqëria / Društvo

Biblioteka e Ulqinit rrezikohet nga uji.1Fondi i librave dhe i gjithë materiali e inventari i Bibliotekës së Ulqinit rrezikohet seriozisht nga uji dhe lagështia që rrjedh nga tavani i godinës së kësaj biblioteke.
Biblioteka e Ulqinit rrezikohet nga uji.2
Nuk ekziston gati asnjë mjedis i saj ku nuk depërton uji, përfshirë edhe këndin e librave, sallën e leximit etj. Udhëheqës ja e Bibliotekës, Ardita Rama, thotë se për këtë problem i ka njoftuar me shkrim të gjitha strukturat përgjegjëse, përfshirë kryetarin e Këshillit Drejtues dhe drejtorin e Qendrës së Kulturës, në kuadër të së cilës funksionon kjo bibliotekë, kryetarin e Komunës së Ulqinit, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, si dhe sekretariatet kompetente pranë Komunës, por deri tani nuk ka marrë kurrfarë përgjigjeje, njofton Kohapress.
Biblioteka e Ulqinit rrezikohet nga uji
Fotografitë dëshmojnë më së miri gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo bibliotekë.

Kohapress