Cungu takon Ministrin e punës dhe përkujdesjes sociale Predrag Boshkoviq

January 24, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nazif Cungu_Predrag Boshkoviq_Ulqin.1Kryetari Cungu takoi Ministrin e punës dhe përkujdesjes sociale Predrag Boshkoviq

Me datën 23. 01. 2013, Ministri i punës dhe përkujdesjes sociale, Predrag Boshkoviq ishte për një vizitë pune në Komunën e Ulqinit. Gjatë kësaj vizite më së shumti është bërë fjalë për problemet sociale dhe punësimin e popullatës së Komunës së Ulqinit ku është përmendur që përparësi duhen të kenë shtetasit e Malit të Zi dhe që duhet të nxitet arsimimi i kuadrove, të cilët i mungojnë Komunës sonë.
Nazif Cungu_Predrag Boshkoviq_Ulqin.5

Është përmendur projekti i kartonëve social, e ministri edhe një herë e ka bërë me dije që me ngulm do të insistojë për këtë projekt i cili duhet të përfundojë deri në vitin 2014. Qendra ditore “Sirena” dhe Qendra për punë sociale për komunat Tivar dhe Ulqin – reparti i territorit Ulqin janë institucione shumë të rëndësishme që u duhet dhënë rëndësi e madhe, e posaçërisht ka përmendur, që është e rëndësishme që Qendra ditore “Sirena” të funksionojë. Si shembull ka përmendur modelin e Qendrës ditore të Plevles “Rreze shprese” (Zraçak nade), ku është shumë i kënaqur me kushtet në të cilat fëmijët qëndrojnë dhe avancojnë dhe ka propozuar që drejtori i ri i Qendrës tonë ditore duhet që sa më parë të vizitojë institucionin e përmendur, me qëllim që të fitojë eksperienca.
Kryetari i Komunës së Ulqinit ka folur për arsyet e papunësisë që është aktuale në këtë komunë, duke përmendur që kapacitetet e hoteleve tashmë nuk janë si dikur, kur janë shfrytëzuar 6000 shtretër, kurse tash janë më pak se 3000 shtretër, që posaçërisht i duhet kushtuar vëmendje rasteve sociale, sepse siç ka thënë as vetëqeverisja lokal nuk e ka marrë rrogën 4 muajt e fundit, kurse institucionet publike edhe më shumë, e me përkrahjen e Ministrive dhe Qeverisë së Malit të Zi, duhet gjetur ndonjë zgjidhje, me qëllim që të tejkalohet kjo krizë. Kryetari ka thënë se edhe përkundër të gjithë kësaj ulqinakët nuk e humbin shpresën dhe se me dëshirë e presin sezonin turistik, sepse edhe nëse nuk është më e mirë, atëherë të paktën do të jetë në nivelin e vitit të kaluar, e me këtë do të sigurohen edhe vende pune shtesë dhe të ardhura për Komunën e Ulqinit. Gjithashtu kryetari ka thënë se është i kënaqur me suksesin e deritashëm të qendrës ditore “Sirena” dhe se pret që drejtori i porsazgjedhur do të ketë përkrahjen e Ministrisë dhe se ky institucion do të përfshijë një numër sa më të madh të fëmijëve, të cilët kanë nevoja të posaçme.

Nazif Cungu_Predrag Boshkoviq_Ulqin.4
Më tej, ka thënë se është shumë e rëndësishme që sa më parë në Komunën tonë të hapet një paralele e posaçme për fëmijët me nevoja të posaçme arsimore, që kjo çështje është në kompetencë të një ministrie tjetër, por që çdo ndihmë dhe përkrahje e Ministrisë së punës dhe përkujdesjes sociale është e mirëseardhur.
Ministri Boshkoviq së bashku me kryetarin e Komunës së Ulqinit ka vizituar hapësirat e Qendrës ditore “Sirena” dhe qendrën për punë sociale për komunat Tivar dhe Ulqin – reparti i territorit Ulqin.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

3