Në bregun e lumit Buna kapen rreth 1,5 ton lëndë narkotike canabis sativa + Foto

January 24, 2013   | Ngjarjet - Events

kapen rreth 1,5 ton lende narkotike ne bregun e lumit BUNAMëngjesi i sotëm ka nisur më një aksion në transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve fqinje, ndërsa është bërë arrestimi i pesë shqiptarëve nga policia greke. Droga kishte destinacion Greqinë dhe Malin e Zi.
Rreth 1.5 tonë lëndë narkotike është kapur mëngjesin e së enjtes në grykëderdhjen e Bunës në afërsi të fshatit Pulaj në Velipojë të Shkodrës. Droga e paketuar është gjendur në breg pranë pyllit, ndërsa aty pranë është gjetur dhe një gomone 15 m e gjatë me dy motorë të fuqishëm.
kapen rreth 1,5 ton lende narkotike ne bregun e lumit BUNA_GOMONA

Droga mendohet se është sjellë aty me një kamion tip Ifa pasi gjurmë të gomave të këtij mjeti janë gjetur pranë vendit ku u gjet droga. Vetëm pak metra më tej, në ujë është gjetur dhe gomonia me motorë. Sipas policisë, sasia e madhe e drogës është sjellë me makinë dhe aty e kanë shkarkuar ndërsa do vendosej në gomone me destinacion të mundshëm Italinë. Fillimisht u mendua se detinacioni i saj ka qenë Mali i Zi, por nisur nga vendi ku është gjetur dhe gjurmët e konstatuara,mendohet se me gomone lënda narkotike do shkonte drejt Italisë. Policia e cila ka patur informacion se në një prej këtyre ditëve një sasi e madhe droge do dilte në këtë drejtim ka intensifikuar kontrollet.
kapen rreth 1,5 ton lende narkotike ne bregun e lumit BUNA_PATROLLA

Sipas policisë gomonia drejtohej nga dy persona me doreza në duar të cilët janë larguar duke e lënë mjetin në breg pa mundur të identifikohen apo ndalohen nga policia. Po kështu kanë mundur të largohen dhe personat që po bënin transportimin e lëndës narkotike nga mjeti në gomone .Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është rreth 1.5 ton por ajo akoma nuk është peshuar për të parë peshën e saktë të saj. Sipas policisë kjo sasi e madhe lënde narkotike dhe mënyra se si trafikantët kanë vepruar, tregon se bëhet fjalë për një rrjet trafikantësh për zbulimin e të cilit po punohet.

/Shekulli Online/Përgatiti: /Anila Dushi/ E.Sh/