Pas kthimit nga Australia, Seldi sjell të fejuarën në Tiranë

January 24, 2013   | Zbavitje / Zabava

Është kthyer nga turi i koncerteve që ka pasur së bashku me Sinanin në Australi dhe përsëri po vazhdon aktivitetet e tij muzikore gjithashtu në bashkëpunim me Sinan Hoxhën. Duke qenë se muzika nuk i jep shumë kohë për jetën private, Seldi këtë radhë nuk ka mundur të udhëtojë drejt Suedisë për të parë të fejuarën e tij Dafinën, por ka vendosur ta ftojë atë në Tiranë dhe njëkohësisht t’ua prezantojë miqve të tij me të cilët kanë dalë te “Mumja bar”.
Seldi_Dafina Zeka

Edhe pse gjithmonë është munduar të fshehë lidhjen e tij, madje edhe duke mohuar fejesën që ka bërë para pak kohe, Seldi nuk u shpëton dot paparacëve, të cilët e ndjekin nga prapa me apo pa dashjen e tij. Megjithatë, ai së bashku me të fejuarën Dafina Zeka, kanë vendosur që të mos flasin për mediat në lidhje me dashurinë e tyre, të paktën deri më tani.

Panorama