Përmbytje nga reshjet e dendura ne Shtojë të Ulqinit + Foto

January 24, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Permbytje ne Shtoje te Ulqinit.9Situate hidroologjike në komunën e Ulqinit ende nuk ka dalur nga kontrolla, madje në muajtë e fundit nuk kishte përmbytje të kësaj përmase në rrugët dhe lagjen Shtojë  te Ulqinit.Kanë mjaftuar vetëm disa orë shi, që livadet e shtojit të grumbullohet kjo sasi e dendur uji. Gjatë mesdites së sotme, rrugët dhe livadet e lagjes Shtojë janë përmbytur nga ujërat e shiut, duke e vështirësuar së tepërmi kalimin e qytetarëve dhe të automjeteve në keto zona.

Permbytje ne Shtoje te Ulqinit.6
Ndersa bllokimi i kanalit të Bratices ka sjell edhe permbytjen e te dyja kraheve te rruges,ku pastrimi i ketyre te fundit duket se ka kohe qe nuk eshte bere.

Nga të dhënat që i kemi nga terreni situata sa vjen e vështirsohet,dhe niveli i ujit çdo orë është në rritje,siç pahet situata aktuale e fotografiave të marrura në orën 15h00 në faqen e Facebookut ” Don Gabriel Grabanica”,ku mundeni ti shikoni dhe të bindeni ju vetë.

Permbytje ne Shtoje te Ulqinit

Fshatrat më të rrezikuar në rastë të përmbytjes së lumit Buna janë :  Fraskanjeli, Lisna Bore,  Shtore, Reçi, Shën Gjergji, Shënkotolli, Shtoji  dhe pjesë së poshtme të Sukobinës. Ekipet e sherbimit të brojtjes dhe shpetimit kan intervenu ne disa shtepija dhe janë në gjendje gatishmërie  dhe në kontakt të vazhdueshëm në banorët e fshatrave në fjalë.

Ndërkohë organet kompetente shtetërore dhe komunale kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për zvogëlimin e pasojave nga përmbytjet në komunën e Ulqinit.

Foto nga “DON” Gabriel Grabanica Facebook