Reshjet rrisin nivelin e Bunës

January 24, 2013   | Shtypi / Mediji

4 km argjinatur e ndertuar nga Qeveria shqiptare ne Lumin BunaReshjet e shiut kanë rritur ndjeshëm ujërat në lumin Buna.
Zona e Dajçit, e cila dy vite më parë u godit më së shumti nga përmbytjet duket se është jashtë rrezikut për përsëritjen e një situate të tillë.
Investimet e bëra në argjinatura në zonën e Dajçit japin siguri për zonën, por Buna në disa segmente ka gërryer dhe po i afrohet argjinaturës, raporton abc news.
Për këtë qëllim janë hapur kanale të dyta dhe të treta të zonës, për t’i larguar rrezikun tokave bujqësore.

Niveli i ujërave në Lumin Buna është në kuotën normale të tij. Kjo edhe për shkak të thatësirës që mbizotëroi vitin e shkuar.
Janë gjithsej 14 km argjinaturë e ndërtuar nga Qeveria shqiptare, e cila shërben për mbrojtjen e zonës nga përmbytjet dhe vërshimet e lumit Buna.

Koha net