Rita Ora ska koncert ne Prishtine per 17 shkurt

January 24, 2013   | Lajmet / Vijesti

Videoklipi i këngës “Shine Ya Light”, të cilin ylli botëror i muzikës, Rita Ora, e xhiroi në Prishtinë, nis me lajmin që jep djaloshi: “Rita po vjen, Rita po vjen”. Por ajo nuk do të vijë në Prishtinë. Së paku jo me një koncert në pesëvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës, për të cilin ia kanë bërë ftesën institucionet kosovare.
Rita Ora

Rita Ora nuk mund t’i përgjigjet kërkesës së qeverisë së Kosovës për shkak të turneut të saj dhe angazhimeve tjera.

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi – i cili i prin Këshillit Organizativ të aktiviteteve festive të jubileut – ka dhënë lajmin. Ai ka thënë për Kohën Ditore se Rita Ora nuk do të jetë në Prishtinë, për shkak të angazhimeve të saj.

“Për shkak të turneut të saj si dhe angazhimeve tjera, Rita Ora ka pasur të pamundur që të jetë në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.
“Ajo nuk do të ketë koncert për 17 shkurt”, ka shtuar ai.

Por ministri ka premtuar se Rita do të mbaj koncert në Prishtine brenda këtij viti.

Këngëtarja shqiptare me ftesë të kryeministrit Berisha, kishte performuar në një koncert madhështor në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë./Indeksonline/