Vildane Zeneli fanse e Elvana Gjatës

January 24, 2013   | Lajmet / Vijesti

Vildane Zeneli ka zbuluar shijen e saj muzikore nga muzika shqiptare, dhe me plot krenari thotë se admiron Elvana Gjatën.

Në një postim në faqen zyrtare të saj, modelja shqiptare ka treguar se kush është këngëtarja e preferuar shqiptare e saj.

“Njerëzit më pyesin shpesh a ndëgjoj muzikë shqiptare, përgjigja ime është po…muzikën e Elvana Gjatës!!! Ajo është e mrekullueshme/artiste e vërtetë!!”, ka shkruar modelja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
Vildane Zeneli

E pëlqimit të modeles, i’u ka bashkangjitur edhe këngëtari i cili po ka sukses mjaft të madh ditëve të fundit, dhe po cilësohet si fenomen në fushën e muzikës, Gëzim Gashi.

Gashi ka komentuar në këtë postim, duke thënë se prej të gjithë këngëtarëve shqiptarë, Elvana është më e dashura për të.

Elvana aktualisht është e angazhuar me albumin e saj më të ri, i cili po pritet me padurim nga fansat e saj. /Telegrafi/