Gjorgje Cetkovic i bashkohet Vlaznisë në Ulqin – Video

January 25, 2013   | Ngjarjet - Events

Gjorgje Cetkovic_Vllaznia_ShkoderNga Gjergj KOLA

Sulmuesi malazez, i cili sezonin e kaluar pati një aventurë të shkurtër me Kastriotin, nuk ka ardhur për provë dhe sot pritet të bisedojë për detajet e kontratës

Pas 6 lojtarëve të parë të ardhur për provë dhe të larguar brenda dy ditësh, te Vllaznia ka mbërritur një tjetri huaj, i cili në fakt nuk ka ardhur për provë. Bëhet fjalë për sulmuesin malazez, Xhorxhe Cetkoviç. Ai ka mbërritur dje në mesditë në hotel “Olimpik” për llogari të skuadrës shkodrane dhe pasdite, në orën 15:00, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqeblutë.

Ndryshimi me futbollistët e tjerë është se Cetkoviç nuk ka ardhur te Vllaznia për t’u testuar. Ai do të ulet të bisedojë me drejtuesit e saj për kushtet e kontratës. Ky lojtar nuk është i panjohur për kampionatin shqiptar.

Sezonin e kaluar luajti për pak kohë te Kastrioti, por është larguar shpejt, duke kaluar në Tailandë, tek ekipi Buriram United, me të cilin ka luajtur deri para pak kohësh. Në momentin e largimit nga Shqipëria ai i ka paguar një dëmshpërblim klubit krutan për ndërprerjen e kontratës. Tani mund të kthehet, por këtë herë për llogari të Vllaznisë. Cetkoviç është një lojtar me shumë përvojë.

Ai sapo ka mbushur 30 vjeç dhe në karrierën e tij ka luajtur edhe në Gjermani me Hansa Rostok. Në Mal të Zi ndërkohë ka luajtur me Buduçnostin, por ka lëvizur edhe shumë jashtë vendit, teksa ka luajtur edhe me Osnabruckun po në Gjermani, është aktivizuar edhe në Izrael me Bnei Sakhnin, me Gyor në Hungari etj.

Bisedimet Pas mbërritjes rreth orës 13:30 në hotelin ku është akomoduar ekipi shkodran, sulmuesi malazez nuk ka pasur kohë të pushojë, por menjëherë është bashkuar me të në stërvitje.

Me siguri do të bisedohet sot për termat e kontratës. Xhorxhe Cetkoviç është një lojtar me shumë përvojë, i cili e njeh mirë portën. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë të qartë se ai nuk ka ardhur për provë, por thjesht kanë dashur të shohin parametrat fizikë dhe shëndetsorë të tij para se t’i bëjnë ofertën.
Gjorgje Cetkovic_Vllaznia_Shkoder.1

Ende nuk ka asgjë të qartë se për sa kohë do t’i ofrohet kontrata atij, por me ajo do të jetë për një sezon e gjysmë. Trajneri Bushati mendon edhe për sezonin e ardhshëm, prandaj lojtarët që do të marrë në merkaton e tanishme, duhet t’i ketë edhe sezonin tjetër.

Miliç Në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë ka qenë edhe një menaxher tjetër, i cili kërkon të sjellë një sulmues cilësor po nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për Bozho Miliç. Ai është një nga sulmuesit më të mirë aktualisht të kampionatit malazez, ku me Mogren të Budvas ka shënuar 8 gola fazën e parë.

Por problemet financiare që ka kjo skuadër së fundi e kanë detyruar këtë sulmues të kërkojë një “strehë” të re. Në fillim drejtuesit shkodranë i kanë kërkuar që të vinte për provë, por Miliç nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Në kushte të tilla, mbetet për t’u parë se cili do jetë fati i Cetkoviçit. Nëse ai nuk bie dakord nga ana financiare me Vllazninë, me shumë mundësi do të nisin bisedimet me Miliçin.

Sportishqiptar
Shekulli Media Group