Kryetari i Forces Cungu takon ambasadorin slloven Gasparic

January 25, 2013   | Politika

Cungu takon ambasadorin slloven GasparicTAKIMI I KRYETARIT TË FORCËS ME AMBASADORIN SLLOVEN

Ambasadori slloven ne Mal te Zi zoteri Vlladimir Gaspariç me kërkesë të tij u takua  me kryetarin e Forcës së re Demokratike dhe njëherit edhe kryetar i Komunës së Ulqinit, zotëri Nazif Cungun.

Arsye e takimit të ambasadorit slloven me kryetarin Cungu ne nivel partiak, ishte integrimi i Malit të Zi në NATO dhe bisedimi lidhur me marrjen e postit të ambasadës sllovene si kontakt ambasadë gjatë dy viteve të ardhshme për konsultime lidhur me hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Ambasadori Gaspariç e njoftoi kryetarin Cungu me procesin e ndërmarrë  nga shteti i Sllovenisë në fazën përgatitore të hyrjes në NATO, e cila për Slloveninë ka zgjatur 10 vite. Ai poashtu ka theksuar edhe te arriturat e shpejta të Malit të Zi në këtë proces duke shtuar se parashihet që Mali i Zi së shpejti do të fitojë ftesën për hyrjen në NATO.

Zotëri Cungu duke e falenderuar ambasadorin për vizitë, e njoftoi me aktvivitetet partiake të cilat i ka ndërmarrë Forca gjatë viteve të fundit duke e mbështetur në tërësi procesin e integrimit të Malit të Zi në NATO dhe në përgjithësi në integrimet euroatlantike, si në nivel lokal përmes strukturave lokale, ashtu edhe në nivel republikan përmes deputetit.
Cungu takon ambasadorin slloven Gasparic.1

Ambasadori Gaspariç nga kryetari Cungu kërkoi edhe mendimin e tij lidhur me hyrjen në NATO se si e parasheh ai mendimin e shqiptarëve në këtë proces.

Kryetari Cungu ritheksoi se shqiptarët cdoherë i kanë mbështetur proceset euroatlantike dhe këtë do ta bëjnë edhe në të ardhmen pa asnjë rezervë.

Poashtu zotëri Cungu e njoftoi ambasadorin slloven edhe me çështjet aktuale në komunën e Ulqinit, me punët të cilat po ndërmerren,  duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë me Komunën e Velenjes në Slloveni e cila po e ndihmon komunën e Ulqinit përmes projekteve IPA.

Ambasadori Gaspariç e falenderoi zotëri Cungun për këtë takim dhe i premtoi mbështetje dhe bashkëpunim të mirë në periudhën e ardhshme.

FORCA E RE DEMOKRATIKE

NOVA DEMOKRATSKA SNAGA

Bul. Skenderbeupn/bb 85360 Ulqin/Ulcinj

Tel:. +382 030 401 760 Fax:; +382 030 401 761

info@forca.me, www.forca.me

1