Vllaznia fiton Ribnicen 7-0 ne Ulqin

January 25, 2013   | Sporti / Sport

Vllaznia bind ne miqesoren e pare ne Ulqin, por jo 6 lojtaret e huaj

artanbushati_ Vllaznia

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thelle 7-0 me ekipin e Ribnices ne miqesoren e luajtur pasditen e djeshme ne Ulqin. Por kjo fitore nuk do te thote se mund te jete nje tregues per kthesen e skuadres shkodrane. Megjithate e pergjithshmja eshte pozitive ne kete test te pare te trajnerit te ri, Artan Bushati, ne krye te saj.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e djeshme ne nje nga fushat e kompleksit “Olimpik” ne Ulqin. Kishin udhetuar per atje edhe presidenti i ardhshem i Vllaznise, Agron Cela, bashke me drejtuesit aktuale te klubit.

Trajneri Bushati e nisi ndeshjen me kete formacion: Gjokovic, Smajli, Semina, Belisha, Begaj, Hajdari, Tafili, Nallbani, Dragoi, Delic e Rexha. Pjesa e pare eshte mbyllur 3-0 me gola te shenuar nga Rexha ne minutat 19 e 32 si dhe Hajdari ne 26’. Smajli nderkohe ka humbur nje 11-metersh ne kete pjese.

Ne pjesen e dyte jane aktivizuar futbollistet e tjere dhe pikerisht portieri Hallunaj, Bardulla, Kruja, Dema, Gjini, Guri si dhe gjashte futbollistet e ardhur ne prove pikerisht malazezin Nelevic, tre serbet Lucic, Vujaklija e Vllahovic, lojtarin nga Etiopia Karfonia dhe shkodranin e ardhur nga Kanadaja Ferhati.
Jane shenuar kater gola ne kete pjese nga Gjini ne minutat 65 e 72, Ferhati ne minuten e 70-te dhe Guri ne minuten e 75-te. Nga gjashte lojtaret e ardhur per prove, asnjeri prej tyre sipas trajnerit Bushati nuk e ka kaluar proven. Nga ana tjeter ka qene i pranishem mbrojtesi Tefik Osmani dhe me shume mundesi brenda dy ditesh ai do mbylle problemet me Vllaznine dhe do kthehet ne stervitje me te.
Tereni i fudbollit i hotelit Olimpik_Ulqin

Stafi mjekesor i Vllaznise i shpeton jeten lojtarit malazez

Pas rastit “Dimo” sezonin e kaluar ne ndeshjen Vllaznia- Bylis ne “Loro Borici”,e njejta skene, madje me e rende eshte perseritur dje ne miqesoren e skuadres shkodrane ne Ulqin. Ka qene minuta e 65-te ajo qe mund te kishte sjelle pasoja te renda per nje nga futbollistet e ekipit te Ribnices. Ai ne nje dyluftim ajror, eshte goditur pas koke nga nje koleg i skuadres se tij dhe ka rene ne toke pa ndjenja.
Fotografi profesionel Gjon Gjeka

Gjyqtari i ndeshjes i ndodhur prane vendit, por edhe futbollistet e tjere, kane thirrur me urgjence stafin mjekesor te Vllaznise dhe fale nderhyrjes shume profesionale te tij, ka arritur te mbahet ne jete.

Futbollistit malazez i kishte ikur gjuha dhe mjekeve shkodrane u eshte dashur t’i thyejne disa dhembe per hapjen e gojes dhe nxjerrjen e saj jashte. Kane qene disa minuta paniku per te gjithe ne fushen sportive te Ulqinit, megjithate fale profesionalizmit te mjekeve te Vllaznise, Zyhdi Coba e Ilirjan Haxhaja, ai ka shpetuar dhe jo me kot, te gjithe te pranishmit kane duartrokitur gjestin e tyre. Kesisoj mjeket e Vllaznise edhe njehere tjeter pervec profesionalizmit te larte tregojne edhe humanizmin duke shpetuar jeten e nje futbollisti tjeter.

Infoalbania
1