Zyhdi Coba dhe Ilirjan Haxhaja shpetuan jeten lojtarit Malazez ne Ulqin

January 25, 2013   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Zyhdi Coba dhe Ilirjan Haxhaja Shpetuan jeten lojtarit Malazez ne UlqinAnkth në miqësoren e Ulqinit mjekët shpëtojnë lojtarin e ekipit malazes

U desh ndërhyrja e shpejtë e mjekëve të Vllaznisë, Zyhdi Çoba dhe Ilirjan Haxhija që ky dëmtim të mos përfundonte në tragjedi.
Në ndeshjn e djeshme miqësore midis Vllaznisë dhe ekipit malazes Ribnica luajtur në Ulqin për pak sa nuk është ktheyr në një tragjedi.

Siç raportojnë mediat sportive shqiptare, në pjesën e dytë të lojës, 2 lojtarët e ekipi të Malit të Zi janë përplasur me njëri-tjetrin në një dyluftim ajror në mesin e fushës.

Futbollsiti me origjinë shqiptare, Kushtrim Arifi, ka rënë pa ndjenja. Ai pati probleme serioze pasi iu fut gjuha brenda.

U desh ndërhyrja e shpejtë e mjekëve të Vllaznisë, Zyhdi Çoba dhe Ilirjan Haxhaja që ky dëmtim të mos përfundonte në tragjedi.

Lojtari është çuar në këmbë dhe ka sëbashku me stafin e tij kanë falenderuar mjekët shkodranë.

Ndeshja miqësore ndërmjet këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin e thellë 7-0 në favor të ekipit të trajnerit Artan Bushati.
Fotografi profesionel Gjon Gjeka

Yllpress

1