Maroviq: Referendumi në maj nëse mbështetet Filip Vujanoviq

January 29, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika
marovic_cungu

Foto: Vijesti

Referendumi për Komunën e Plotë të Tuzit mund të mbahet njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale , ose në maj njofton gazeta VJESTI. Në takimin e nënkryetarit të PDS Svetozar Maroviq me udhëheqjet e Forcës dhe të Partisë demokratike Nazif Cungu dhe Fatmir Gjeka është arritur marrëveshje parimore që referendumi të mbahet para muajit maj, shkruan kjo gazetë .

Megjithatë , vendimi përfundimtarë do të varët nga Këshilli i Podgoricës i cili duhet të harmonizojë dinamikën e shpalljes së referendumit. Sipas pohimit të bashkëbiseduesit të gazetës VJESTI , Maroviq ka theksuar se PDS është e gatshme për organizimin e referendumit dhe se nuk ka nevojë për rritjen e tensioneve brenda koalicionit në pushtet. Shqiptarëve u është rekomanduar, thekson më poshtë gazeta se në PDS ekziston vullneti për përgjigje ndaj kërkesave të tyre , por pritet që shqiptarët në zgjedhjet presidenciale të përkrahin kandidatin për president të PDS Filip Vujanoviq.

RTCG

 

Forca Kraje
Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu u takua sot me Svetozar Marovic, nënkryetarin e DPS-it, shkruan gazeta Vijesti.Në ketë takim, siç shkruan po i njëjti burim, u dakordua që referendumi konsultativ për statusin e Malësisë të mbahet më së largu deri në maj, por me kusht që koalicioni Forca për Bashkim të përkrah kandidatin presidencial Filip Vujanovic nga radhët e DPS-it.Megjithatë, data e mbajtjes së referendumit nuk mund të caktohet para se të respektohen procedurat ligjore; vendimi nga Komuna urbane e Tuzit dhe studimi i fizibilitetit, sqaron drejtori politik i DPS-së Tarzan Milosevic.
Ai shtoj se datën e mbajtjes së referendumit e caktojnë përfaqësuesit e Kryeqytetit dhe Kuvendit lokal të Tuzit.

Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare e cila është pjese e koalicionit Forca për Bashkim (në të cilën bëjnë pjesë edhe Forca e Re Demokratike e Nazif Cungut dhe Lëvizja Perspektiva e Amir Hollaj) Vasel Sinishtaj për Analitika deklaroj se nuk ishte i njoftuar dhe se nuk mori pjesë në takimin në lidhje me mbajtjen e referendumit për Komunë të Malësisë, që patën Cungu dhe Gjeka me nënkryetarin e DPS-it Marovic.
Sinishtaj sqaroi edhe një herë se nuk do të marrin pjesë në qeveri nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen dhe se nuk do të merremi më me premtimet por me veprime.

Përkrahja e shqiptarëve për kandidatin presidencial të DPS-it, Filip Vujanovic, do të varet nga caktimi i datës së saktë të referendumit për Komunë të Malësisë, deklaroi përfaqësuesi i koalicionit Forca për Bashkim, Vasel Sinishtaj.Ai tha se përveç përcaktimit të datës së referendumit, duhet definuar edhe disa kërkesa tjera të shqiptarëve, shkruan gazeta Dan.

Sinishtaj përkujtoj platformën e përbashkët politike në bazë të së cilës Forca për Bashkim është pjesë e qeverisë.

Ai sqaron se Iniciativa Qytetare, që ai përfaqëson, si pjesë e koalicionit aktualisht ngriu pjesëmarrjen në qeveri.

“Këto ditë pritet të ulemi së bashku dhe të përcaktojmë një kornizë të saktë kohore për secilën pikë për të cilën mendojmë se është e rëndësishme të zgjidhet,” tha Sinishtaj. /Malesia.Org/

6