Kryetari Cungu takon shefin e zyrës së Bankës Europiane z.Giulio Moreno

January 30, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetari Cungu është takuar me shefin e Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim në Podgoricë Giulio Morenin

Nazif Cungu-Giulio Moreno-Ulqin-Ulcinj-MontenegroKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar me shefin e zyrës së Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim në Podgoricë Giulio Morenin me bashkëpunëtorë.

Zotori Moreno e ka njoftuar kryetarin për aktivitetet që EBRD kryen në Mal të Zi, planet për investimet e ardhshme dhe kreditimet, si dhe për fushat dhe kushtet me të cilët EBRD mund të aprovojë kreditë.

Bashkëbiseduesit ishin të pajtimit që Komuna e Ulqinit tashmë disa vite me radhë dhe dekada është lënë pas dore sa i përket investimeve në infrastrukturë dhe si EBRD mund të ndihmojë në këtë drejtim. Kryetari Cungu i ka njoftuar mysafirët me aktivitetet që ka ndërmarrë deri tash vetëqeverisja lokale dhe se çfarë ka ndër mend të ndërmarrë në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës në qytet.

Në takim është ra dakord që Komuna e Ulqinit të përgatisë projektet infrastrukturore që vlerëson se mund të kreditohen prej EBRD, e pastaj ato do të shqyrtohen.

Zotëri Moreno e ka njoftuar kryetarin për mundësitë e kreditimit të sektorit privat, e gjithashtu janë marrë vesh për një vizitë të sipërmarrësve ulqinakë EBRD – së, me qëllim që të njoftohen më në detaje me ato mundësi.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE