Nimanbegu: Qëllimi është përshpejtimi i procesit të referendumit

February 1, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

gencinimanbeguReferendumi konsultativ për formimin e Komunës së Tuzit do të mund të mbahet para ose pas verës që vjen , ka deklaruar deputeti i FORC-ës Genci Nimanbegu duke shtuar se kjo parti dëshiron ta përshpejtojë këtë proces .

Nimanbegu ka theksuar se në takimin e përfaqësuesëve të partive shqiptare dhe PDS është arritur marrëveshja se procesi i fitimit të statusit të Komunës së plot për Tuzin duhet të përparojë. Sipas fjalëve të tij ekzistojnë iniciativa të dorëzuara në parlament dhe se ai dhe Vasel Sinishtaj janë nënshkrues të njërës, kuse iniciativa tjetër është nisur në Komunën urbane të Tuzit në muajin tetor.

Është arritë marrëveshja që procesi duhet çuar përpara dhe ka mbetur vetëm të caktohet data e mbajtjes së referendumit. Ekzistojnë dy qëndrime : Njëri është që referendumi të mbahet kah fundi i verës dhe tjetri që ai të organizohet para verës që vjen .

Në pyetjen nëse gjatë takimit është biseduar edhe për përkrahjen ndaj kandidatit presidencial Vujanoviq , Nimanbegu ka shtuar se forca filloi të ndërtojë partneritetin me partnerët me të cilët është futur në koalicion.

TVCG

11