Kryetari Cungu u takua me përfaqësuesit e Atlas Grupit

February 2, 2013   | Shoqëria / Društvo

Nazif Cungu - Atlas Group MontengroKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua sot me përfaqësuesit e Atlas Grupit

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takuar sot me përfaqësuesit e Atlas Grupit për të diskutuar në lidhje me procesin gjyqësor rreth kompensimit të dëmit për objektet e prishura në vendbanimin K1 në Shtoj në fillim të viteve të 80 – ta.
Nazif Cungu - Atlas Group Montengro.1
Kontesti është në procedurë tash më shumë se 30 vjet dhe sipas fjalëve të përfaqësuesve të Atlas Grupit ky kontest kapën vlerën prej mbi 10.000.000 Euro.

Bashkarisht u vlerësua që në këtë proces duhet të përfshihet edhe shteti, pasi që Komuna e Ulqinit nuk ka kapacitete financiare që ti përgjigjet kësaj kërkese, e cila do të ishte me pasoja afatgjata për qytetin dhe qyterët e Ulqinit.
Shteti duhet të përfshihet në këtë kontest, pasi që ato objekte janë prishur me aktvendim të Komitetit të atëhershëm republikan për urbanizëm dhe ndërtimtari, dhe për këtë arsye komuna nuk mund të mbartë mbi vete një obligim të tillë.
Nazif Cungu - Atlas Group Montengro.2
Kryetari Cungu i ka njoftuar mysafirët me faktin që Komuna disa herë ka kërkuar prej shtetit që të përfshihet në këtë kontest, dhe se këtë do ta kërkojë në mënyrë permanente nga Qeveria dhe ministritë përkatëse edhe në të ardhmen.
Bashkëbiseduesit në fund kanë shprehur shpresën dhe gatishmërinë që ky kontest të zgjidhet me marrëveshjen e të gjitha palëve të interesuara.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE