Largohet Jakup Muratoviq nga posti i kryeadministratorit

February 2, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Jakup Muratovic dao ostafku.4Jozyrtarisht mësohet se kryadministratori i komunës së Ulqinit Jakup Muratoviqi nuk është më administratori i komunës së Ulqinit. Sipas të gjitha gjasave largimi i tij ka të bëjë me marrëveshtje brendapartiake.Mirpo duke pyetur Jakup Muratoviqin ai nuk shpalosi arsyet e dorëheqjes së tij nga funksioni i kryeadministratorit të Ulqinit.
Jakup Muratovic dao ostafku

Kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu tregon se e tëra kjo është në kuadër të marrëveshtjes,ndërmjet meje dhe Jakup Muratoviqit shkruan gazeta e perditeshmja malazeze “Vijesti”.

Cungu ndër të tjera cekën se ”Kur ka marrë funkcionin Jakup Muaratoviqi, jemi dakorduar që mandati i tij do zgjasë një vit”.

Cilat detyra i ka pasur Administratori Kryesor i komunës së Ulqinit
Jakup Muratovic dao ostafku.1

Shërbimi i kryeadministratorit kryen punë profesionale dhe punë të tjera që kanë të bëjnë me:

–   Vendosje në procedurën e shkallës së dytë administrative;

–   Mbikëqyrjen e punës së organeve të administratës lokale;

–   Kujdeset për ligjshmërinë, efikasitetin dhe ekonomësinë e kryerjes së punëve të administratës lokale;

–   Përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të organeve të administratës lokale dhe shërbimeve profesionale;

–   Shqyrtimin e programeve të punës të organeve të administratës lokale;

–   Shqyrtimin e raporteve mbi punën e organeve dhe përgatitjen e sqarimeve  për Kryetarin e komunës;

–   Realizimin e akteve të Kryetarit të komunës të cilët i sjellë për realizimin e funksioneve të orientimit dhe koordinimit me punë dhe kryerjen e mbikëqyrjes mbi punën e organeve të administratës lokale;

–   Propozimin dhe marrjen e masave me qëllim të mënjanimit të problemeve dhe parregullsive të vërejtura në punën e organeve të administratës lokale;

–   Propozimin e programit të trajnimit të nëpunësve lokalë;

–   Përgatitjen e akteve mbi mënyrën e organizimit të punëve të organeve të administratës lokale në bashkësinë lokale;

–   Shqyrtimin e ankesave të qytetarëve për punën e organeve të administratës lokale, kërkon që eprori i organit të deklarohen për ta, shqyrtimin e aktet dhe verifikimin e fakteve për të cilët bëhet fjalë në ankesa;

–   Paraqitjen e raportit mbi punën e vet dhe realizimin e funksioneve të organeve para Kryetarit të komunës (raportin mbi zgjidhjen e gjërave administrative tek organet në shkallën e dytë);

–   Informimin  e publikut me punën e vet dhe punën e organeve të administratës lokale;

5