Lëshohet së shpejti në përdorim ura e re e Port Milenës – Video

February 3, 2013   | Opinione

Drejtori i  Drejtorisë së Komunikacionit, Veselin Grboviq ka bë të ditur për “Portalin Analitika”duke premtuar gjatë vizitës së tijë në Ulqin se do të përfundojë ndërtimi i Urës së Port Milenës deri në fund të muajit Mars.
Ura e port Milenes Ulqin

Një pjesë e parave janë siguruar nga Qeveria e Malit të Zi, kurse pjesa tjetër përmes kredisë nga Banka Evropiane për Investime.
Në bazë të projektit, Ura e Port Milenës parashikohet të jetë e gjatë 600 metra, nga të cilat 330 metra është vetëm ura, si dhe 50 metra pjesa e hapur e urës që lejon kalimin e mjeteve lundruese.
veselin grbovic
Veselin Grboviqi ka shpjeguar se ndërtimi i Urës së Port Milenës ka hyrë ndër katër projektet kapitale me prioritet të Qeverisë së Malit të Zi.
Ai ka thënë se e gëzon fakti që me ndërtimin e Urës do të valorizohet kjo zonë dhe se Port Milena edhe pas ndërtimit të urës do të jetë e lundrueshme.
Projekti për ndërtimin e Urës së Port Milenës është punuar nga Shtëpia Projektuese DB “Inxhinjering” nga Beogradi.

Ai ka theksuar se ura do të jetë e përbërë nga dy pjesë, do të ketë katër korsi për makina, nga dy në secilin drejtim me gjerësi nga 3.5 metra, si dhe trotuare për këmbësorë në të dy anët me gjerësi nga dy metra.
Sipas tij, përkundër faktit se ura e re do të jetë e hapur, problem për lundrim paraqet ekzistenca e urës së vjetër si dhe fakti se thellësia e Port Milenës është vetëm 1.20-1.30 metra, e që sipas tij për të qenë i lundrueshëm duhet që kanali të thellohet.
Hartimi i projektit të Urës së Port Milenës është financuar nga Drejtoria e Komunikacionit, ndërsa ndërtimi i saj u financua nga Qeveria e Malit të Zi.
Most Port Milena Ulcinj.1

Ndertimi i ures se Port Milenes do te lidhe bulevardin “Teuta” me rrugen qe te con ne Ade dhe do te ndikoje ne lehtesimin e qarkullimit rrugor ne kete aks, sidomos gjate sezonit veror. Kjo ure njekohesisht do te ndikoje ne valorizimin e Plazhit te Madh. Ura eshte projektuar nga firma DB “Inzhenjering” nga Beogradi. Gjatesia e pergjithshme e ures do te jete 20.30 metra. Ura do te kete kater korsi, nga dy ne te dy kahjet, me gjeresi prej 3.25 metra, pjesen ndarese prej dy metrash dhe trotuaret ne te dy anet me gjeresi prej 2.65 metrash. Me qellim te kalimit te mjeteve lundruese te larta, ura eshte parashikuar te kete mekanizmin levizes ne gjeresi prej 50 metrash. Ne tenderin per ndertimin e ures se Port Milenes kane marre pjese shtate kompani.

Video Portal Analitika

http://www.infobiro.info/files/webvideo02cg/Ulcinj%20Direktor%20Direkcije%20za%20saobracaj%20Veselin%20Grbovic%20o%20izgradnji%20mosta%20preko%20Port%20Milene.flv

2.http://www.infobiro.info/files/webvideo02cg/Ulcinj%20Obilazak%20radova%20na%20mostu%20preko%20kanala%20Port%20Milena%20KADROVI.flv

7