Cungu takoi kryetarin e Organizatës së të verbërve nga Tivari dhe Ulqini

February 8, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Nazif Cungu-Veselin Joketiq-DrndaKryetari Cungu u takua me kryetarin e Organizatës së të verbërve nga Tivari dhe Ulqini

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua me kryetarin e Organizatës së të verbërve nga Tivari dhe Ulqini, Veselin Joketiq, kryetarin e Lidhjes nacionale të të verbërve të Malit të Zi Bozhidar Drnda. Pas ndryshimit të udhëheqësish së Organizatës së të verbërve për Tivar dhe Ulqin, një nga objektivat kryesore të udhëheqësish së re së organizatës është Komuna e Ulqinit.

Ata thonë që pozita e anëtarëve të organizatës së të verbërve nga Ulqini krahasuar me anëtarët nga Tivari është shumë më e keqe.
Nazif Cungu-Veselin Joketiq-Drnda.1

Mungesa e bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale të Komunës së Ulqinit në dhjetë pesëmbëdhjetë vitet e fundit është edhe shkaku pse anëtarët nga komuna e Ulqinit nuk i gëzojnë disa privilegje si anëtarët nga Tivari, duke përfshirë: privilegjet në komunalje, përkrahjen e rregullt financiare në nivelin mujor e tjerë. Ata kanë parashtruar idetë dhe shembujt e bashkëpunimit me Komunën e Tivarit si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Ulqinit. Kryetari Cungu përshëndeti iniciativën e vendosjes së bashkëpunimit me këtë organizatë dhe ka konfirmuar që do të përkrahi kërkesat ndaj ndërmarrjes publike të Ujësjellësit dhe ndërmarrjes publike për çështje komunale. Ai tha që përkrahja e rregullt financiare është e mundur pas rebalancit eventual të buxhetit, por shprehi gatishmërinë më ndihmën e njëhershme financiare si dhe ndihmën në realizimin e projektit të bibliotekës për të verbër në bashkëpunim me IP Qendra për kulturë si dhe realizimin e programit në bashkëpunim me Radio Ulqinin.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE