GJEKA: Është koha e veprimit konkret,jo e deklaratave

February 8, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir GjekaUqlin, 8 shkurt-  Kryetari i Partisë Demokratike,z. Fatmir Gjeka, deputet  i  Koalicionit shqiptar në  Parlamentin  shtetëror  të Malit të Zi,ka deklaruar  për  TV Teuta, se  Shtëpia e shëndetit  në Ulqin,duhet të  mbetet me statusin e saj autonom nga fusha e financave dhe sistematizimit të vendeve të punës.

“Unë  shumë shpejt,mbase  këtë  apo javën që vjen,do të  kërkoj  takim në Ministrinë e shëndetësisë në Podgoricë,për të prezantuar edhe kërkuar  që institucioni  kryesor  shëndetësor  në Ulqn mbetet me këtë status , e jo ashtu siç parashihet me Planin e  riorganizimit të institucioneve  shëndetësore  në Mal të Zi”,- thekson z. Gjeka.

Në pyetjen  e TVT, se UDSH ka  bërë një ftesë publike për  seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit për të marrë qëndrim mbi çështjen e Shtëpisë së shëndetit,Gjekaj thotë se  nuk ka të keqe asgjë kjo nismë,por  Shtëpia e shëndetit  është në varësi të qeverisë,përkatësisht të Ministrisë së shëndetësisë.Atje  duhet  të paraqesim dhe mbrojmë argumentet e autonomisë financiare dhe kadrovike të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin.

Gjeka thotë se ky institucion shëndetësor ndodhet në një komunë me popullësi dominuese autoktone shqiptare.Këtu punojnë specialistë të njohur shqiptarë nga Komuna e Ulqinit,të njohur në përmasa rajonale, të cilët kanë afirmuar edhe vlerat shëndetësore të bregdetit të Ulqinit.

Kryetari i PD, deputet i Koalicionit shqiptar në pyetjen shtesë të TVT se a do të ishte më bindëse kërkesa për Shtëpinë e shëndetit nëse ,përveç deputetëve nga Ulqini,të jenë edhe përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të Shtëpisë së shëndetit, ajo e përkrah këtë, por thekson se për këtë çështje duhet të jemi unikë , me veprime konkrete, jo me deklarata për të fituar poena politikë.

 

Shërbimi për Informim i PD-se.

1