Adonis Markashi medalje e bronzit në kampionatin evropian në Konya të Turqisë

February 9, 2013   | Sporti / Sport

Adonis Markashi_Klub Champion UlcinjNxenesi i klubit te karatese “Champion” nga Ulqini, Adonis Markashi është kurorëzuar sot me medaljen e bronzit në kampionatin evropian që po zhvillohet në Konya të Turqisë.

Adonis Markashi ishte pjese e perfaqesueses se Malit te Zi ne kampionatin Evropean, ndërsa garoi në kategorinë e kadetëve -55 kg. Adonisi ishte i lirë në raundin e parë ndërsa mundi në raundin e dytë përfaqësuesin e Zvicrës 4-2. Në raundin e tretë humbi nga përfaqësuesi i Kroacisë 4-0.

Por Adonis Markashi nuk u dorëzuar pas kësaj humbje dhe arriti të fitonte përfaqësuesin e Belgjikës, ndërsa për vendin e tretë u ndesh me përfaqësuesin e Gjermanisë të cilin e mundi me rezultatin 4-1 me çka u kurorëzua me medaljen e bronzit.

Adonis Markashi u zgjodh nga federata e karatese se Malit te Zi si rrjedhoje e rezultateve dhe sukseseve te tij te medha.Vlen te permendet se Adonis Markashi u shpall kampion shtetëtor i Mali të Zi (dhjetor 2012) në kategorinë e tij./KrajaOnline/