NOIZY: Kam bërë seks me Tunën dhe Adelinën, janë të egra në shtrat…

February 9, 2013   | Lajmet / Vijesti
NoizyA është kjo nga intervistat më të forta që keni lexuar ndonjëherë? Absolutisht po! Noizy, reperi më i përfolur shqiptar, rrëfen në këtë intervistë për “Bluetooth”, jetën e tij seksuale dhe jo vetëm… Pasuria dhe muzika, janë dy stacionet e tjera ku jemi ndalur. Po për të mos u zgjatur, ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme, që do t’ju lërë pa frymë.
Sa kohë ke pa bërë seks, se më dukesh me nerva?
Kam gati 1 orë, po kështu dukem në përgjithësi, nuk më ndryshon seksi.
Atëherë, pse je me nerva? 
Sepse më acaron ti, që më kërkon intervista çdo 1 javë.
Si e ka emrin vajza e fundit me të cilën ke fjetur? 
Denisa.
Po nga showbiz-i?
Hm… Duhet patjetër një përgjigje?
Ok, po ta bëj më të thjeshtë. Tuna, Adelina Tahiri, Adelina Berisha…
Ke shkuar me to?
Po.
Si janë këto në shtrat? 
Të egra.
Cila është më e mirë?
Tuna.
Sa herë kalon ereksion brenda një nate?
Vdeksh (qesh).
Sa ka vajtur numri i vajzave me të cilat ke fjetur?
Nuk i kam numëruar, e kam humbur fillin që kur kam qenë 16 vjeç.
tunasejdi-adelinatahiri
Kuriozë jemi të mësojmë se si është Noizy në një marrëdhënie? 
Varet nga momenti, situata dhe vendi.
Je tip romantik?
Herë pas here.
Zakonisht, si i zgjedh të dashurat? 
Superseksi dhe pa mend.
Mendon se është i rëndësishëm seksi në një marrëdhënie? 
Normal që është i rëndësishëm, por jo gjëja kryesore.
Sa herë në muaj bën seks?
Shumë herë.
Të ka ndodhur ndonjëherë të bësh seks vetëm për një natë (one night stand)? 
Ndonjëherë?!
Ok, ç’ke menduar në mëngjes? 
Nuk mendoj shumë për gjërat që nuk kanë shumë rëndësi në jetën time.
Bën seks të sigurt? Merr masa mbrojtëse? 
Me ato që nuk i njoh, po.
Kur je në shtrat vetëm, çfarë mendon?
Mendoj për suksesin, se si do e doja jetën në të ardhmen, derisa më zë gjumi. Pastaj kur zgjohem, shoh që atë jetë po e jetoj.
Masturbon në këtë moshë, apo e ke kaluar atë stad?
Ai stad kalohet vetëm kur s’ke fuqi më për të ecur. Le të thotë kush të dojë që s’e bën. Gënjen.
Aktualisht, ke një femër në krah, Noizy? 
Jo.
Të pëlqen ndonjë?
Po.
Ka një artiste të cilën do doje ta kishe të dashur?
Jo.
Të ka propozuar ndonjë fanse? 
Shumë herë.
Ç’mendon për homoseksualët?
Nuk mendoj fare për ta.
Të ka gjuajtur ndonjëherë një gay? 
Jo, shyqyr Zotit.
Të flasim pak tani për muzikën, për planet e tua… Ndonjë këngë të re? 
Muzikë prodhoj çdo ditë, pasi kam studion time dhe punoj pa kufij.
Përveçse këngëtar, je edhe producent; si po ecën studioja, po bën biznes? 
Në studio punoj vetëm për veten dhe çunat e grupit për momentin, por edhe për disa kolegë mund të punoj, pse jo!
Noizy, përflitesh si një prej këngëtarëve më të pasur. Sa e madhe është pasuria jote? Sa shtëpi ke në pronësi dhe a është e vërtetë që vila ku jeton ka një vlerë prej qindra-mijëra eurosh?
Fati im është se familjen e kam mirë me biznese dhe çdo përfitim që kam nga muzika mbetet aty, por të siguroj që pasuria nuk është e vogël për moshën time. Shtëpi në emrin tim kam tre; vetëm studioja më ka kushtuar 200.000 euro, pasi edhe e kam blerë ambientin, nuk jam me qira. Edhe vila është goxha e kushtueshme. Jeta është perfekte.
Ke një fiksim të madh pas makinave, apo jo?
Shumë, çmendem pas shpejtësisë…
Sa të tilla ke?
Katër.
Burimi: Bluetooth
YouTube Preview Image