Unaza e Re dhe Ura e Port Milenes, lëshohet në prill në përdorim – Video

February 9, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Unaza re e rruges tek furra EvropaMinistri për komunikacion në Qeverinë e Malit të Zi,  Ivan Brajoviq, ka bë të ditur për “Portalin Analitika”duke premtuar gjatë vizitës së tijë në Ulqin se pritet te jete e aksesueshme dhe të përfundojë ndërtimi i Urës së Port Milenës dhe Unazës së re tek furra “Evropa” deri në fund të muajit Mars, fillim të muajit prillë 2013.
Ministri për komunikacion në Qeverinë e Malit të Zi,  Ivan Brajoviq,  me bashkëpunëtorët gjatë qëndrimit të tijë në Komunën e Ulqinit ku gjatë kësaj vizite ata u njohën me rrejdhën e deritashme të punimeve në ndërtimin e urës së Port Milenës , si njërit prej objekteve më të rëndësishëm të infrastrukturës në këtë komunë.
NazifCungu_Ivan-Brajovic_port-milena_ulqin

Ministri Brajoviq ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, Selim Rasulbegoviq, Skender Elezagiq, Met Gjoni, Milazim Mustafa dhe me bashkëpunëtorët tjerë.

Ministri për komunikacion Brajoviq, e beri nje deklarate te tille, teksa inspektoi punimet per realizimin e ketij projekti te madh qe pritet te lehtesoje se tepermi trafikun ne qytetin e Ulqinit. Ministri u shpreh mjaft i kenaqur me ecurine e punimeve te kryera dhe deklaroi se ky segment i rendesishem per qytetin, do te jete i hapur per trafikun ne fillim të prillit te vitit 2013, pra ne nje kohe me te shpejte se afatet kontraktuale. “Jemi ne piken lidhese te dy projekteve qe ne kemi ne zhvillim e siper, pra ne piken ku takohet njeri lot i Unazës së re tek furra “Evropa” dhe ku mu aty ku fiilon ura e Port Milenës “, tha Brajoviq. Jam i bindur qe ne fillimin e pranveres , projektet do te jene te hapura dhe te kalueshme per trafikun tranzit nga Ulqini ne drejtim te Plazhit të madhë vijoi ministri.

Gjate inspektimit, ai falenderoi kompanite qe po kryejne punimet ne keto segmente, konkretisht kompanine ” Bemaks” dhe kompanine “Metalac.”, per shpejtesine me te cilen kane ecur ne kete projekt, si dhe Drejtori i  Drejtorisë së Komunikacionit, Veselin Grboviq ,per ndjekjen shume te mire qe i kane bere projektit.
NazifCungu_Veselin Grbovic_port-milena_ulqin

Kryetari i Ulqinit,Nazif Cungu u shpreh i knaqur me punimet e kryera,dhe tha se në fillim të muajit prill pritet që të hapen për trafikun edhe 405 metra të tjerë të Unazës së re tek furra “Evropa”rrugë kjo që të çon për në Plazhin e madh të Ulqinit.Siç tha kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu qëllimi i këtij eksprorimi prej rreth 405 metra katrorë tokë të pronareve Radmilla Filipoviq, Millorad dhe Viktor Zhizhek si dhe Stjepo Maroviq, na mundësoi ndërtimin e unazës që do të lidhë bulevarin me urën e re në Portë Milenë dhe me urën e vjetër të Portë Milenës.
Ura-e-port-Milenes-Ulqin

Pra projekti i kesaj ure u ba realitetNë këtë aspekt, objektivi kryesor në planin e investimeve është ndërtimi i rrugëve dhe urave të reja moderne, si dhe vazhdimi i rehabilitimit të rrjetit rrugor ne Ulqin dhe rrethinen e saj, çka do të sjellë rritjen e standarteve të akseve më të rëndësishme.Neve na nevojitet një ripërtrirje e aktivitetit ekonomiko-turistik dhe Infrastruktura dhe investimet janë gjërat që na nevojiten më së shumti në rajonin e ulqinit.Tash duhet gjithe ne të luajm një rol kryesor në këtë proces. Vitet e mira pritet të vijnë thekësoi më ne fund Cungu.

Video Eskluzive Portal Analitika

http://www.infobiro.info/files/webvideo02cg/Ulcinj%20Obilazak%20radova%20na%20mostu%20preko%20kanala%20Port%20Milena%20KADROVI.flv

 

6