Gjeka me Delegacionin e PD takon ministrin e Shëndetësis Radunoviq

February 12, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

FatmirGjeka-Miodrag RadunovicDelegacioni i PD takoi ministrin e Shëndetësisë

Podgoricë, 12 shkurt – Delegacioni i Partisë Demoktarike, me në krye me liderin e saj z. Fatmir Gjeka ditën e marte takoi ministrin e Shëndetësis së Malit të Zi z. Miodrag Radunoviq. Ne delegacionin PD pervec kryetarit Gjeka ishin edhe Milazim Mustafa dhe Met Gjoni.

Takimi zgjati rreth  dy orë dhe temë diskutimi ishte reforma ne shëndetësisë të cilën e ka paraqitur kohë më parë ministri Radunoviq; ku vehet në pyetje ekzistenca e mëtejme e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin. Palët u morën vesh që ministri Radunoviq të vizitojë Ulqinin për të prezantuar strategjinë e paralajmëruar. Shërbimi për informim i Partisë Demokratike jo zyrtarishtë mëson se ministri Radunoviq reformat në shëndetësi do t’i prezantojë edhe nëpërmjet Televizionit lokal Teuta.

Mbi takimin e delegacionit të Partisë Demokratike me ministrin e Shëndetësis do t’iu informojmë së shpejti më në hollësi.

 

Shërbimi për informim i PD-së.

2