Nazif Cungu priti princin Nikolla Petroviq Njegosh

February 13, 2013   | Ngjarjet - Events

Nazif Cungu-Princ Nikola Petrovic Njegos-ulcinj.2Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka pritur princin Nikolla Petroviq Njegosh, me të cilin ka dakorduar disa projekte të përbashkëta. Fondacioni Petroviq Njegosh do të ndihmojë në restaurimin e Kalasë, me hulumtimet arkeologjike në Shas, e do të pasojë edhe takimi me princin shqiptar Leka i dytëdhe Nikolla Petroviqit në Ulqin të cilët do t’i presë Cungu.

Princi i ka njoftuar të pranishmit për kontaktet e tij e shkollën franceze e cila ekskluzivisht merret me restaurime. Ai ka deklaruar se do të përpiqet që në periudhën e ardhshme do të presë përfaqësuesit e kësaj shkolle si dhe disa arkitektë nga Ulqini t’i dërgojmë në Paris, në përgatitje për restaurimin e Kalasë. Cungu e ka informuar princin për hulumtimet arkeologjike që janë duke u bërë në Shas. Të gjithë janë pajtuar se të gjitha projektet për të cilët kanë folur kanë një rëndësi të posaçme për valorizimin dhe promovimin e qytetit të Ulqinit.

Municipality of Ulcinj / Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE