FMN-ja i kërkon Malit të Zi uljen e borxhit publik

February 14, 2013   | Bota

FMIPodgoricë, 13 shkurt – Mali i Zi duhet të ndërmarrë masa për uljen e borxhit publik, por pa rrezikuar zhvillimin ekonomik, deklaruan sot përfaqësues të FMN-së pas takimit me ministrin malazez të Financave, Radoje Zhugiq.

”Qeveria e Malit të Zi, me miratimin e buxhetit dhe pakos së masave për përshtatje financiare është në rrugë të drejtë për të realizuar baraspeshën e financave publike”, deklaroi ai, transmeton MIA.

Sipas tij, këto janë prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave gjatë këtij viti.

Palët ranë dakord për marrjen e masave drejt zvogëlimit të nivelit të borxhit publik pa rrezikuar zhvillimin ekonomik.

Koha Net