Më 16 shkurt në Ulqin do të mbahet Festivali i Vlll kenges per femije

February 15, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Festivali i Vlll kenges per femije ne UlqinFestivali VIIl i Këngës për Fëmijë “Ulqini 2013″ do të mbahet në Ulqin më 16 shkurt 2013 me fillim në ora 19:00. Festivali organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin nën patronatin e Komunës së Ulqinit.

Në Festivalin e sivjetshëm do të marrin pjesë solistë nga Shqipëria, Kosova si dhe nga Mali i Zi”, thotë drejtori i Qendrës së Kulturës Ulqin,Nail Draga, duke theksuar se ekziston interesim i kënaqshëm për pjesëmarrje në edicionin e sivjetshëm.
Pjesëmarrësit në Festival duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs, ndërsa përzgjedhja e këngëve do të bëhet nga juria e Festivalit.
Në Festivalit të sivjetshëm është dhënia e çmimeve speciale, si dhe çmimi për tekstin më të mirë.
Përveç këtyre dy çmimeve, do të ndahen edhe çmime për interpretuesin më të mirë dhe për komponimin më të mirë.

Sipas organizatorite këtij Festivali të  kenges per femije, këngëtari dhe autori i njohur nga qyteti jonë i Ulqinit, Cani Lazoja thotë se në program do të jenë 26 këngë të reja.

 

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image