Rita Ora dhe James Arthur takohen në fshehtësi!

February 15, 2013   | Zbavitje / Zabava

Rita Ora - James ArthurRita Ora dhe ylli i X Factor UK, James Arthur në një lidhje dashurie? Ky është spekulimi më i fundit i mediave në Britaninë e Madhe.

The Sun i referohet një takimi të fshehtë që Rita dhe James kanë patur në Silks Gentlemen’s Lounge në Leeds, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke e cilësuar këtë një takim sekret mes dy yjeve të muzikës.

Po sipas The Sun, Rita dhe James kanë qëndruar në këtë lokal përreth 4 orë, para se të shkonin në dhoma të ndryshme por në të njëjtin hotel.

James dhe Rita Ora janë takuar pas koncerteve të tyre përkatëse në Sheffield dhe York

Burime kanë thënë për The Sun, se James po bën çështë e mundur të shpenzojë gjithnjë e më shumë kohë me Ritën, pasi ai ka më shumë se simpati për të.

Sipas The Sun, kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që këngëtarët janë takuar në fshehtësi.
Rita Ora - James Arthur.1

 

Një prej interpretimeve me te mira te James Arthur ne X Factor UK

Panorama

YouTube Preview Image