Rovena Stefa, “uron” Shën Valentinin

February 15, 2013   | Lajmet / Vijesti

Rovena Stefa u ka bërë një dhuratë “fantastike” fansave të saj për ditën e dashurisë – një fotografi lakuriqe.

 

Këngëtarja nga Shqipëria së fundi ka kompletuar xhirimin e videoklipit të saj më të ri të titulluar “Hajde ti”, të realizuar nga “Urban Entertainement”.

Dhe, në bazë të fotografive të nxjerra nga klipi, në këto ditë të ftohta dimri Rovena do të vijë më e nxehtë se kurrë.
Rovena Stefa Super Sexy

“Ekskluzive—Gjatë xhirimeve të videos “Hajde ti” nga “Urban Entertainement”.Hair & Make up– Studio Camellias”, ka shkruar Rovena mbi foton e postuar në Facebook.

Videoklipi pritet të publikohet në ditët në vazhdim, në mos befasisht edhe sot gjatë ditë. Deri në daljen e videos, kënaquri me foton dhe këngën që Rovena e ka publikuar javë më parë.

Po sot, Rovena ka uruar të dashuruarit për ditën e tyre. “Gëzuar Ditën e të Dashuruarve të gjithë atyre që sot dashurojnë dikë! Pa dashurinë jeta nuk do te kishte kuptim!”, ka shkruar ajo në një postim të fundit. /Telegrafi/
YouTube Preview Image