Forca urime për 5vjetorin e pavarësisë,Jahjages & Thaçit

February 16, 2013   | Ngjarjet - Events

forcademokratike_logoFORCA E RE DEMOKRATIKE

 NOVA DEMOKRATSKA SNAGA

Bul. Skenderbeupn/bb 85360 Ulqin/Ulcinj

Tel:. +382 030 401 760 Fax:; +382 030 401 761

info@forca.me, www.forca.me

Ulqin 16.02.2013

Nr.07 /13

 

 

Zonja Atifete Jahjaga

Presidente e Republikës së Kosovës

 

E nderuara presidente Jahjaga,

 

Në këtë ditë të rëndësishme historike për të gjithë popullin e Kosovës si dhe për shqiptarët kudo që ndodhen, ju dërgojmë urimet më të përzemërta juve personalisht dhe gjithë popullit të Kosovës me rastin e pesë vjetorit të shpalljes se pavarësisë.

I kaluat këto vite plotë me sfida, punë dhe suksese dhe besojmë që vitet e ardhëshme do të karakterizohen me zhvillim të mëtutejshëm të shtetit të Kosovës.

Në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike ju përgëzoj për këtë jubile.

 

Me respekt

Kryetari i Forcës

Nazif Cungu

 

 

 

Ulqin 16.02.2013

Nr.07 /13

Zotëri Hashim Thaçi

Kryeminister I  Republikës së Kosovës

 

I nderuari  Kryeministër Thaçi,

 

Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal dëshiroj të ju përgëzoj në këtë ditë të rëndësishme, jubileun e parë të shtetit të Kosovës.

Sot përveç qytetarëve të Kosovës festojnë edhe të gjithë shqiptarët kudo, kjo është një datë historike për të gjithë ne, prandaj urime Juve dhe mbarë popullit të Kosovës.

Shpresojmë që Kosova do të vazhdojë të ecë edhe më shpejtë drejtë zhvillimit dhe integrimit.

 

Gëzuar,

 

Me respekt

Kryetari i Forcës
Nazif Cungu

2