Rrahje masive në miqësoren e Prishtinës ndaj klubit malazez

February 18, 2013   | Shtypi / Mediji, Sporti / Sport

Rrahje në miqësoren Deçiq-PrishtinaNë Tuz të Malësisë është zhvilluar mbrëmë miqësorja në mes të kampionit të Kosovës, Prishtinës dhe klubit malazez, FK Deçiç, që nuk ka arritur të përfundohet si duhet.

 

Prishtina po gjendej për fazën përgatitore në Mal të Zi dhe është dashur të zhvillonte një ndeshje kontrolluese ndaj klubit malazez KF Deçiç.

Telegrafi mëson se atmosfera në stadium nuk ishte aspak e mirë nga fillimi i takimit dhe gjithçka u përkeqësua kur tifozët vendas “Askeri” filluan të brohorisnin “Kosova është Serbi”.

Nuk ka vonuar shumë dhe pas ndërhyrjeve të ashpra në lojtarët e Prishtinës filloi një rrahje masive në fushë mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

Detaje tjera nuk dihet, mirëpo portali Malësia.org sqaroi me keqardhje se klubi që mban emrin e Deçiçit dhe gjendet në Malësi, nuk ka të bëjë me asgjë shqiptare e malësore.

Ky incident i rëndë nuk do të pritet aspak mirë nga zyrtarët e klubit të Prishtinës, teksa klubi po tenton që të përgatitet sa më mirë për fillimin e stinorit pranveror.

Nga ana tjetër, ky incident nuk i ndihmon as situatës dhe qetësisë ndër etnike. /Telegrafi/

8