Shqiptarët në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi – nga Sabri Salaj

February 18, 2013   | Opinione

Sabri SalajMr. Sabri Salaj

Në Republiken e Malit të Zi më 07 prill 2013 , zhvillohen zgjedhjet për president ku gara do zhvillohet ndërmjet dy kandidatëve potencial Filip Vujanoviq nga radhët e partisë më të madhe PDS dhe Miodrag Lekiq lideri i Frontit Demokratik. Në gare do inkuadrohen edhe kandidat tjerë por me mundësi të pakta për një rezultat fitues. Situata në të cilën ndodhej Mali i Zi, nuk jep shpresë se në këto zgjedhje sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme do ketë ndonjë surprizë zgjedhore, gjë e cila nuk vjen si rezultat i mungesës së demokracisë institucionale por për shkak të proceseve ndërkombëtare në të cilët ndodhet Mali i Zi.
Subjektet politike shqiptare si faktor potencial zgjedhor në shtetin e Malit të Zi si dhe kontribues të paqës në rajon përsëri vazhdojnë avazin e vjetër pa asnjë vizion dhe strategji për të ardhmen e tyre në Mal të Zi.

Duke u ndikuar dhe udhëhequr nga kulti i individit , duke u thirur në emër të patriotizmit folklorik si dhe nga mungesa e qasjes reale ndaj funksionimit të sistemit politik në Mal të Zi dhe proceseve ndërkombëtare në përgjithësi subjektet politike shqiptare vazhdojnë dëshirat politike ku secili subjekt flet në emër të shqiptarëve në Mal të Zi duke e shëndrruar votuesin në servil politik. Në prag të fushatës zgjedhore partia më e madhe në pushtet ka vu në lëvizje të gjitha mekanzimat institucional më qëllim që subjektet politike shqiptare të vazhdojnë përkrahjen pro kandidatit të tyre , gjë e cila tregon edhe rendësinë e faktorit shqiptar në zgjedhjen e të parit të shtetit.
Hapja në disa fronte e disa çështjeve më rendësi nëpërmjet aparatit propagandistik para zgjedhor e cila bëhët më qëllim krijimin e një lloj hutie dhe përçarje ndërmjet subjekteve politike , në praparskenë ka synim përkrahjen e kandidatit të tyre, por pa avancim të çështjes politike për shqiptarët në Mal të Zi. Kandidati tjetër potencial i cili vjen nga rradhët e opozitës, pavarësisht përgaditjes profesionale dhe intelektuale , vizioni dhe qasja e një pjesë të madhe të opozitës si përkrahës të tij do ndikoj në rezultatin final.

Zgjedhjet presidenciale janë testi i radhës që subjektet politike shqiptare të kenë mundësi të emancipohen politikisht. Uniteti dhe besimi ndërmjet aktorëve politik, toleranca ndaj mendimit ndryshe, promovimi i debatit, luftimi i politikave favorizuese e mbi të gjitha vullneti për demokratizim janë disa nga parimet që subjektet politike shqiptare të emancipohen politikisht. Duke u nisur nga kjo subjektet politike shqiptare duhet të formulojnë një koncept të përbashkët në lidhje më të drejtat dhe ardhmërinë e tyre në Mal të Zi, ku si rezultat i kësaj të përcaktohen disa postulate të cilat do jenë kushti kryesore në këto zgjedhje presidenciale.
Vazhdimi i politikës centralizuese të pushtetit qendror ndaj pushtetit vendor nuk duhet kthyer më deklarata politika duke luajtuar rolin e më të mencurit por duhet vepruar në mënyrë institucionale konform ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, gjë e cila mund të bëhët vetëm nesë arrihet një dialog mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet aktorëve poltikë shqiptarë.

Decentralizimi, parim i konventës evropiane për vetëqeverisje lokale si dhe njëri ndër kushtet kryesore për antarësimin e shteteve në Bashkësinë Evropiane është një e drejtë e cila kërkohet vazhdimisht nga subjektet politike shqiptare. Kjo e drejtë duhet të implementohet nëpermjet mekanizmave institucional e jo nëpërmjet deklaratave politike e mediatike. Duhet strategji, vizion dhe qasje politike shumëdimensionale në implementimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë më ndarjen e kompetencave të vetëqeverisjes lokale.
Marrëveshjet politike dhe juridike të subjekteve politike shqiptare duhet të jenë në përputhje më konventat dhe rregullat ndërkombatëre pjesë e së cilës kërkon të jetë edhe Mali i Zi e jo të jenë marrëveshje për interesa personale dhe partiake të realizuara nëpërmjet pazarëve politike. Përfaqësuesit tonë politik kanë kartën më të fortë politike votën e qytetarit të cilin duhet ta përdorin më dinjitet dhe përgjegjësi në përmisimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Filozofi i madh Platoni thoshte për politikën ,,se politika është arti i së mundshmës’’ prandaj në këto zgjedhje presidenciale subjektet politike shqiptare duhet të jenë unifikues , bashkëpunues në qendrimet e tyre për të bërë të mundshme atë për të cilën shqiptarët iu besuan tagrin e përfaqësimit. Krejt në fund dua të citoi një thënie të akademikut tonë Esat Stavilevcit i cili thotë: ,,Të jetosh bashkarisht do të thotë të jetosh në mënyrë të barabartë, sepse vetëm të barabartë mund të jetojmë bashkarishtë’’.

4