Nazif Cungu takoi delegacionin e Komunës Llukavac

February 20, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif Cungu-Dzevada Mujkic-Izet Nuhanovic-UlcinjKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar me delegacionin e Komunës Llukavac

Sot kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar me delegacionin e Komunës Llukavac. Në përbërje të delegacionit nga Llukavaci përveç Kryetarit të Komunës Xhevdet Mujkiq ka qenë i pranishëm edhe drejtori i panairit të turizmit të Llukavacit Izet Nuhanoviq.
Komuna e Llukavacit është komunë në Kantonin e Tuzllës në Federatën e Bosnjes dhe Hercegovinës në të cilën në muajin maj çdo vit organizohet panairi i turizmit i cili njëherit është panairi më i rëndësishëm i turizmit në BH.
Nazif Cungu-Dzevada Mujkic-Izet Nuhanovic-Ulcinj.2

Në takim përfaqësuesit e të dy komunave kanë analizuar mundësinë e bashkëpunimit përveç turizmit edhe në segmente të tjera të ndryshëm. Ata kanë vlerësuar që bashkëpunimi i përbashkët me Komunën Velenje në Slloveni ka pasur një rëndësi të madhe, posaçërisht në projektet e financuar nga IPA fondet. Momentalisht tregu i BH është njëri prej më të rëndësishmëve për turizmin e Komunës së Ulqinit. Kryetari Cungu në maj do të marrë pjesë në panairin e turizmit të Llukavacit së bashku me Organizatën Turistike të Ulqinit.

 

Municipality of Ulcinj / Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE