Cungu priti drejtorin e inspeksionit të punës z. Aleksander Moshtrokoll

February 23, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Nazif Cungu_Aleksandar Mostrokol_UlcinjKryetari Cungu pritin në takim drejtorin e drejtorisë së inspeksionit të punës z. Aleksander Moshtrokoll

Duke qenë që Komuna e Ulqinit gjendet në një fazë shumë e rëndësishme të krijimit të parakushteve për fillimin e disa projekteve zhvillimore, Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ftoi në takim përfaqësuesit e Drejtorisë së inpeksionit të punës për të diskutuar lidhur me eleminimin e barierave që mund të hasen gjatë kësaj kohe. Çeshtjet e diskutuara në këtë takim përfshin fusha të ndryshme si turizmin, punët publike, bujqësin si dhe veprimtari tjera ekonomike të cilat janë me interes, jo vetëm për komunën e Ulqinit, por edhe për shtetin e Malit të Zi.
Nazif Cungu_Aleksandar Mostrokol_Ulcinj.1

Bashkë me drejtorin e kësaj drejtorie z. Aleksander Moshtrokolla, në takim ishin të pranishem edhe Rada Markoviq nga sektori i prokurimeve publike,mbrojtjes së tregut dhe ekonomisë, Spasoje Popoviq nga sektori i mbrojtjes dhe sigurisë së shëndetit të njeriut, kafshëve dhe bimëve, Biljana Jakiq nga sektori i mjedisit jetsore dhe ambientit si dhe Emilia Otašević shefe e kabinetit.

Të pranishmit në këtë takim ranë dakord për intensifikim e bashkpunimit në aktivitete të veçanta duke përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit dhe propozimin e ndryshimeve legjislative të nevojshme për eleminimin e fenomeneve negative si ekonomia e zezë, ndërtimi ilegal e kështu me rrallë.

 

Municipality of Ulcinj / Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE