Arrihet Kompromisi mes Kripores së Ulqinit – sindikatës dhe komunes së Ulqinit

February 25, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Arrihet kompromisi_Cungu_sindikata_kriporja e UlqiniArrihet zgjidhje kompromisi për punëtorët e Kripores së Ulqinit

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka organizuar një takim me rastin e ngjarjeve më të reja në ndërmarrjen Kriporja “Bajo Sekuliq”. Ndërsa përfaqësuesit e sindikatës kanë pohuar që dretoria e ndërmarrjes ka për qëllim të pushtojë punëtorët nga puna dhe paralajmërojnë një tubim protestues, dreejtoria e pohon se nuk kanë qëllim të mbyllin kriporen, por të përgatisin një paketë të masave me të cilën synojnë të tejkalojnë krizën.
Në takimin e mbajtur sot në kabinetin e Kryetarit Cungu me praninë e mediave përveç përfaqësuesve të sindikatës kanë marrë pjesë edhe drejtori i aksionarit kryesor të Kripores “Eurofondit” Bojsha Shota dhe drejtori i falimentimit të Kripores Dragan Bozhoviq.

Pas diskutimeve dhe ekspozeve të gjata në bazë të të cilave përfaqësuesit e sindikatës kanë kërkuar që të mos pushohen punëtorët nga puna, ndërsa përfaqësuesit e menaxhmentit me këmbëngulje kanë pohuar që riorganizimi në Kripore është i domosdoshëm gjë që do të nënkuptonte edhe pushimin nga puna të një numri të caktuar të punëtorëve, propozimi i Kryetarit Cungu ishte që vendimi që i pushimit të punëtorëve nga puna të shtyhet për gjashtë muaj që do të siguronte kohë për zgjidhjen e përbashkët të problemit të statusit të tyre.
Ulcinjska Solana i Most na port mileni

Në fund të takimit që ka zgjatur më tepër se dy orë megjithatë është arritur një zgjidhje kompromisi për të gjithë pjesëmarrësit e cila përfshinë që të gjithë punëtorëve të kripores do t’u vazhdohet kontrata për një periudhë prej katër muajsh dhe që të gjithë, menaxhmenti dhe punëtorët, të fillojnë me përgatitjet sa më të mirë për mbledhjen e ardhëshme. Gjithashtu është theksuar që menaxhmenti dhe sinidkata duhet të dakordohen për aktivitetet e mëtutjeshme lidhur me punëtorët.
Drejtori i Eurofondit z. Shota ka theksuar që ata si aksionar kryesorë kanë dëshirë që Kriporja të vazhdoj me prodhim dhe se me këtë është dëshmuar që ka qëllime të sinqerta ndaj Kripores dhe si objektiv ekzistencën e saj.
Përfaqësuesit e sindikatës e kanë pranuar pozitivisht këtë zgjidhje, ata i janë falënderuar Kryetarit Cungu për përkrahjen e tij dhe këmbënguljen e tij për tu arritur deri te kjo zgjidhje.

Municipality of Ulcinj / Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE