Fillon faza e dytë e rikonstruimit të rrugës Sukubine – Ulqin – Video

February 25, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Rruga Sukubine - UlqinSiç e dini në lidhje me rrugën  Sukubinë – Ulqin, fillon faza e dytë e rikonstruimit, çka para disa muajve më parë u shpreh edhe  kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, ku ai u shpreh se rikonstruktimi i saj do të kalojë nëpër tri faza dhe që ajo do fillojë në vitin 2013.

Rruga Sukubinë – Ulqin ka qene rruga më problematike për  të cilën banoret e zones kanë shprehur shqetsimin e tyre por edhe mysafirët që gjatë sezonit turistik vizitojnë Ulqinin nëpërmes këtij aksi.

Për më tepër ju ftojmë te ndjekni videon

YouTube Preview Image

Shqiptarët në Malin e Zi – Albanians in Montenegro

 Ka filluar puna në rregullimin e aksit rrugor nga kthimi për në Sukubinë deri tek rrethrrotullimi në Krythë. Kjo është faza e dytë e ndërtimit të rrugës Sukubinë-Ulqin, rrugë kjo e cila shfrytëzohet për ardhjen e turistëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e më gjerë.

Faza e dytë pritet të përfundohet deri në fillim të sezonit të ri turistik, kurse faza e tretë do të punohet vitin e ardhshëm. Kështu së paku është planifikuar dhe paralajmëruar nga Komuna e Ulqinit.

Me përfundimin e kësaj rruge, përfundimisht turistët do të kenë mundësi që edhe nëpër Ulqin të shijojnë rrugë të standardeve të larta si ato të cilat i përshkojnë nëpër Shqipëri.

Mendohet që kjo rrugë nuk do të jetë e vetmja risi infrastrukturore që do të presë turistët në sezonin e vitit 2013 pasi që shumë shpejt pritet të lëshohet në funksion edhe ura e re mbi portë Milenën, e cila lidh Ulqinin me plazhin e Shtojit.

Shqiptarët në Malin e Zi – Albanians in Montenegro

8