Bëhet binjakëzimi i këshillave të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe Prizrenit

February 26, 2013   | Reportazh / Reportaža

Binjakëzimi i këshillave të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe PrizrenitMë 22 shkurt  2013, është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit në mes Këshillit tëi Bashkësisë Islame të Ulqinit  dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Nënshkrimi  i marrëveshjes së binjakëzimit në mes të Këshillave të Bashkësisë Islame,  e kanë nënshkruar nënkryetari i Bashkësisë Islame të Ulqinit Gazmend Dollaku dhe kryetari i Bashësisë Islame të Prizrenit  Lutfi ef. Balleku.
Binjakëzimi i këshillave të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe Prizrenit.1

Nënkryetari i Bashkësisë Islame të Ulqinit Gazmend Dollaku ka theksuar se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit në mesin e dy bashkësive të këshillave të Ulqinit dhe Prizrenit.

Ndërkohë, edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Prizren, Lutfi ef. Balleku, ka theksuar se kjo marrëveshje është një shembull i mirë që duhet ruajtur dhe trashëguar në rrugën e përpjekjeve të përbashkëta të dy institucioneve.
Binjakëzimi i këshillave të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe Prizrenit.2

Ai ka theksuar se Ulqini dhe Prizreni sot, janë lidhur edhe më shumë, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Ai ka përmendur se kjo marrëveshje do të hapë horizonte të reja në kuadrin e bashkëpunimit institucional në mes të dy këshillave.
Binjakëzimi i këshillave të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe Prizrenit.3
Në përfundim të mesazheve përkatëse, dy drejtuesit fetarë kanë këmbyer dhuratat e rastit, si simbolikë e këtij tubimi dhe nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit në mes të dy institucioneve.
Binjakëzimi i këshillave të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe Prizrenit.5
Në përfundim të kësaj vizite, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Prizren, Lutfi ef. Balleku ka shtruar një drekë për nder të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe grupit shoqërues.

1