Dita e hapur ne parlament – Dritan Abazi

February 26, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Dritan-Abazovic_Ulcinj-UlqinTë enjten, me 28 shkurt, në kuadër të aktivitetit Dita e hapur, me qytetar do të flas deputeti i Malit të Zi Pozitiv, mr. Dritan Abazoviq.

Tema specifike e kësaj Dite të hapur do të jetë të drejtat e njeriut.

Mali i Zi Pozitiv fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët që kanë çfarë do lloj paqartësi apo problem në cilën do lëmi të drejtave të njeriut që gjatë pranimit të qytetarëve në mënyrë të drejtpërdrejt  dhe konkretisht të informohen mbi mënyrat si mund ti realizojnë dhe mbrojnë të drejtat e veta.

Qëllimi i Ditëve të hapura është vendosja e kontaktit të drejtpërdrejt të qytetarëve dhe deputetëve, të cilët i përfaqësojnë qytetarët në Parlament, dhe dyert e Klubit të deputetëve të Malit të Zi Pozitiv do të jenë të hapura për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia politike.

Qytetarët mund të lajmërohen për terminin e bisedës në Klubin e deputetëve të Malit të Zi Pozitiv në numrin 020 404 583, apo me e-mail në pozitivna@skupstina.me

Kjo Ditë e hapur do të mbahet të enjten, për dallim nga takimet e mëhershme që janë mbajtur të premten, sepse me 1 mars është caktuar seanca e parë e rregullt pranverore e Parlamentit në Cetinë.

 

1