Koha Javore mbush sot 11 vjet!

February 26, 2013   | Kulturë / Kultura

Koha Javore mbush sot 11 vjet!Sot mbushen 11 vjet që kur doli numri i parë i gazetës “Koha javore”. Dalja e saj u cilësua si lajm i mirë dhe plotësim i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ajo plotësoi boshllëkun informativ në sferën e informimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, sidomos sa i përket atij të shkruar.

Gjatë këtyre 11 viteve, “Koha javore” është munduar të trajtojë problemet që preokupojnë shqiptarët në Mal të Zi. Ajo është bërë tribunë e hapur për shprehjen e mendimit të lirë. Në të kanë shkruar shumë pena të njohura, por edhe pena të reja të cilat mu në këtë gazetë janë afirmuar.

Deri tani janë botuar 555 numra. Ato përbëjnë një histori të vërtetë dhe një arkiv të vlefshëm, ku janë shënuar ngjarjet më të rëndësishme që kanë vu- losur jetën e shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi, në fillim të mijëvjeçarit të tretë.

Po çfarë mendon lexuesi dhe opinioni shqiptar për gazetën “Koha javore”?

Nevojitet mbështetje e politikës shqiptare dhe e shoqërisë
vasel sinishtaj_Koha Javore

Vasel Sinishtaj, politikan

Të gjithë Juve që po mundoheni ta mbani ende të gjallë fjalën e shkruar në gjuhën shqipe këtu në Mal të Zi, pikërisht kur është fjala për mediat e shkruara, dëshiroj t’Ju falënderoj, por edhe t’Ju përgëzoj për 11-vjetorin e punës jo të lehtë dhe jo të kompensu- ar, as në mënyrë të rregullt dhe as në masë të duhur. Sinqerisht, në kohën kur nuk ka media të shkruara ditore në Mal të Zi, atëherë na mbetet që mezi të presim ditën e enjte, së paku të lexojmë të perjavshmen tonë, pra “Kohën javore”, në të cilën brenda mundësive të kryeredaktorit dhe stafit redaktues na sjellni lajmet, ngjarjet, qëndrimet dhe opinionet, kryekëput nga jeta shqiptare. Do të isha joreal sikur të thosha se nuk mundet edhe më mirë, por duke pasur parasysh gjithherë kërcënimet qeveritare për ta shuar këtë të përjavshme, më duket se meritoni edhe më bindshëm mbështetjen në çdo aspekt të secilit politikan shq- iptar, por edhe të shoqërisë së gjerë, jo vetëm për të mbijetuar në rrafshin e kësaj lëmie, por edhe për t’u zgjeruar, përforcuar dhe kaluar nën financimin e rregullt nga buxheti i shtetit, përmes mjeteve të dedikuara enkas për këtë qëllim nëpërmes Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Në këtë përvjetor, le të mendojmë të gjithë për një “Kohë javore” më të mirë dhe më të fortë, në të cilën nesër do ta gjejnë veten gazetarët më të mirë shqiptarë këtu në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Urime dhe punë të mbarë!

Të vazhdojë puna në emancipimin politik dhe kulturor të shqiptarëve
Asllan Bisha_Kohajavore_Ulqin

Asllan Bisha, shkrimtar

Gazeta “Koha javore” ishte nevojë e kohës, e cila për 11 vjet e ka arsyetuar daljen e saj. Hapësira mediatike e shqiptarëve është e ngushtuar dhe “Koha javore” me artikujt e saj ka përcjellur rrjedhat politike të shqiptarëve në Mal të Zi, por edhe në hapësirën mbarëkombëtare dhe më gjerë. Shkrimet e gazetës “Koha javore” kanë për- cjellur rrjedhat kulturore dhe mendoj se “Koha javore” është gazetë që iu duhet shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë. Prandaj do të ishte mirë që kjo gazetë të shndërrohej në gazetë ditore sepse derisa shqiptarët në Maqedoni ta zëmë, kanë disa revista, edhe javore, edhe gazetë ditore, shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë asnjë gazetë ditore.

Gazeta e tanishme mendoj se duhet të ketë edhe shtojca, sidomos në fushën e kulturës, por herë pas here të ketë edhe konkurse letrare për t’i nxitur të fëmijët dhe të rinjtë për të shkruar dhe për t’u afirmuar. Sepse nxënësit, fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi nuk kanë asnjë gazetë për fëmijë dhe të rinj. Prandaj dalja e gazetës “Koha javore” dhe vazhdimi i punës së saj është me rëndësi dhe duhet përkrahur nga faktori politik shqiptar, shoqatat joqeveritare etj. Me këtë rast dëshiroj që “Koha javore” të vazhdojë punën e saj në emancipimin politik dhe kulturor të shqiptarëve në Mal të Zi.

11 vjet mbijetesë do të thotë shumë
Eliana Hasanaga_kohajavore_Ulqin

Eliana Hasanaga, studente

11 vjet mbijetesë e një gazete shqiptare në Mal të Zi do të thotë shumë. Në radhë të parë, dua të përgëzoj redaksinë për një punë aq të madhe dhe të vlefshme. “Koha javore” është e vetmja gazetë shqiptare që të ofron një larmi të madhe lajmesh dhe informacionesh. Per çdo javë e lexoj dhe çdo herë mësoj diçka të re. Aktualitetet, shkenca dhe kultura, këto tri rubrika që edhe e karakterizojnë këtë gazetë, janë gjithmonë interesante. Dua të theksoj se ato që lexoj unë dhe që gjithmonë më lënë më së shumti për- shtypje janë “opinionet”, të cilat janë pasqyrë e një redaksie serioze.

“Koha Javore” në përgjithësi është një gazetë që për sa i përket punës, çdokush mund ta lakmojë. Ulqini dhe gjithë shqiptarët në Mal të Zi duhen të jenë të lumtur që kanë një gazetë të tillë dhe se çdo javë ata mund të infor- mohen për ngjarjet që i kanë prekur shqiptarët nga një punë e shkëlqyer e redaksisë së saj.

Uroj që “Koha javore” të zgjasë edhe shumë vite të tjera me një punë po kaq të mirë, pse jo, edhe më të mirë dhe me më shumë sukses.

Koha Javore