Vesa Luma: Meshkujt shqiptare gabojne ne veshje…

February 26, 2013   | Lajmet / Vijesti

vesalumabigbasta1 Minute me Vesa Lumen

Te pelqen stili i…?

– Rita Ores.

Seksi te nje mashkull per ty eshte…?

– Meshkujt me pelqejne me veshje me loose, me te rehatshme. Gjithashtu gjej seksi te meshkujt oren e dores.

Designeri yt i preferuar?

– Elie Saab.

Kombinimi yt i preferuar qe ua sugjeron lexueseve tona?

– Nje kombinim me casual qe une preferoj eshte fustan me geta ne ngjyre te erret, boots dhe xhakete lekure.

Ne mode je per kthimin pas ne kohe, apo per evoluimin e saj?

– Kthim pas ne kohe, ne kombinim me trendet e momentit.
vesaluma.1
Ku gabojne sipas teje, meshkujt shqiptare ne veshje?

– Gabojne shume ne kombinimin e ngjyrave, gabojne kur shpenzojne ne firma false dhe e dine. Kombinimet me veshje false jane te dukshme. Por, gjithashtu vleresoj dhe fizikun e mire.

Ke konsideron “fashion ison” ne Shqiperi?

– Blendi Fevziun

Dekada jote e preferuar ne veshje cila ka qene? Po aksesori yt i preferuar nga ajo dekade?

– Vitet ’90. Me pelqejne syzet e asaj dekade, si dhe stili me rebel.
vesaluma.2

Nga 1 te 10, sa e informuar je me moden?

– Besoj 8.

Beson se ka stiliste ne Shqiperi?

– Patjeter. Mund te permend dy, Valdrin Sahiti, Blerina Kllokoci. Secili ka stil te vecante dhe ndryshe, te te dy e gjej veten per raste te caktuara.

 
Revista Paloma
YouTube Preview Image