Zgjedhjet ne Bashkesin Islame te Ulqinit dhe diskriminimi i besimtareve te Anes Malit

February 28, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ndahet-Bashkesia-Islame-e-UlqinitDeklaratë për media

Me rastin e ngjarjeve rreth zgjedhjeve të organeve të Bashkësisë islame në komunën e Ulqinit dhe problemeve të trashëguara, myrtovelitë dhe xhemati i 12 xhamive të trevës së Anës së Malit, njoftojnë tërë xhematin dhe opinionin  me kronologjinë e shkurtë të padrejtësive dhe çrregullimeve  që kanë ndodhur dhe po vazhdojnë ndaj këtij komuniteti.

Më shumë se dy vite anëtarët legjitim të kësaj treve janë përjashtuar nga Këshilli  , dhe nuk i është lejuar të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit jo legjitim.

Kjo erdhi si rezultat i krizës së shkaktuar nga një rrymë ekstreme e Këshillit të Bashkësisë  së Ulqinit e cila kishte për qëllim ndarjen e Bashkësisë islame dhe përjashtimin e besimtarëve nga Ana e Malit.

Me këtë rast Meshihati i Bashkësisë Islame të Malit të Zi ngriti një Komision i cili analizoj situatën dhe hedhi  poshtë këto veprime që çonin drejt përçarjes duke konstatuar në Raport se nuk ka asnjë arsye për ndarje.

Në Bashkësinë islame të Ulqinit u vendosën masat e përkohshme të besnikërisë. Këto vendime nuk u jetësuan dhe si rezultat i veprimeve jo legjitime, anëtarët tonë u përjashtuan nga Këshilli, kurse anëtarët tjerë vazhduan mandatin dy vite me radhë pa praninë e asnjë anëtari legjitim nga Ana e Malit.

Ne këto veprime i toleruam dhe nuk ndërmorëm hapa të mëtutjeshme ligjore duke menduar se do të organizohen së shpejti zgjedhjet legjitime, të lira dhe me kritere të drejta, dhe ne do të kemi përfaqësuesit legjitim, gjashtë (6) anëtarët tonë në Këshillin e Bashkësisë Islame –Ulqin.

Me qëllime të mira dhe për tejkalimin e krizës, ne kemi kontaktuar dhe i kemi njoftuar me shkresa të ndryshme Këshillin e Bashkësisë Islame – Ulqin dhe Meshihatin të Bashkësisë Islame në Podgoricë, por kurrfarë shpjegimi nuk kemi fituar, pse ndodh ky çrregullim dhe kujt i konvenon shkelja e Kushtetutës së Bashkësisë  islame. Kjo situatë ka vazhduar deri në ditët e sotshme.

Para disa ditëve Meshihati i Bashkësisë Islame, me disa vjet  vonesë, ka marr vendim për mbajtjen e zgjedhjeve në Meshihat dhe në Këshillat eBashkësive Islame në Mal të Zi.

Edhe me këto përgatitje të zgjedhjeve që janë duke u zhvilluar nëpër këshilla , konkretisht në Këshillin e bashkësisë islame në Ulqin mbretëron përsëri diskriminimi, nënçmimi, padrejtësia e vazhduar ndaj Anës së Malit ku, nga 6 anëtarët legjitim që i takojnë Anës Malit në Këshillin Komunal të Bashkësisë Islame, siç kanë qenë më herët, zvogëlohet kuota padrejtësisht në tre anëtarë.

Po ashtu këto zgjedhje janë të montuara dhe te dirigjuara nga grupe të caktuara për interesa të monopolizimit të organizmave dhe jetës fetare të besimtarëve, që shkojnë ndesh me parimet islame dhe normat e Kushtetutës. Konkretisht:

  1. Zgjedhjet përshpejtohen me qëllim që i tërë procesi të përfundoj për 7 – 10 ditë, që është në kundërshtim me normën e Kushtetutës dhe me vetë Rregulloren për këto zgjedhje, që parasheh 30 ditë.
  2. Në Komisionin Zgjedhorë nuk ka asnjë anëtarë të propozuar ose zgjedh nga kjo trevë.
  3. Bartësit jo legjitim të këtij procesi nuk lejojnë që kandidatët tonë ti propozojmë as ti zgjedhim ne me vullnetin tonë të lirë.
  4. Tërë procesi është i dirigjuar dhe jo transparent.
  5. Zvogëlimi i numrit të anëtarëve nga Ana e Malit prej 6 në 3 anëtarë pa kurrfarë arsyetimi, shpjegimi dhe pa kritere që duhet të vlejnë për të gjitha zonat ( siç janë për shembull numri i banorëve, numri i xhamive  ose xhematëlinjëve).

 

Duke e parë diskriminimin, padrejtësinë e vazhdueshme ndaj kësaj zone, ne si përfaqësues të xhamive të Anës Malit, dhe xhematit të kësaj zone, nuk i pranojmë këto zgjedhje që do të mbahen me 03.03.2013 ditën e Diele, në Bashkësinë Islame në Ulqin, të cilat janë jo të ndershme, jo të lira, të manipuluara, dhe jo demokratike.

Njëkohësisht nuk nxisim dhe nuk pranojmë ndarje të unitetit të  xhematit të Komunës së Ulqinit, pa kurrfarë arsyeje, nuk pranojmë majorizim dhe shkelje të dinjitetit tonë.

 

 

Nënshkruesit:

 

  1. 1.      Xhamia e Brajshes, Kryetari: Vesel Lleshi
  2. 2.      Xhamia e Sukubines, Kryetari: Bilal Kurti                   
  3. 3.      Xhamia e Shtodrit, Kryetari: Dul Osmani                       
  4. 4.      Xhamia e Selites, Kryetari: Sejdo Astafa                        
  5. 5.      Xhamia e Kravarit Nalt, Kryetari: Naim Demiri
  6. 6.      Xhamia e Kravarit Posht, Kryetari: Xhemal Zeneli
  7. 7.      Xhamia e Klleznes, Kryetari: Samir Kurti
  8. 8.      Xhamia e Katërkolles, Kryetari: Haxhi Taipi
  9. 9.      Xhamia e Leskocit, Kryetari: Fadil Beqiroviq                 

10. Xhamia e Bojkut, Kryetari: Dyl Smajli

11. Xhamia e Rashtish Posht, Kryetari: Ramadan Xhurreta

 

Myrtovelitë dhe xhemati i 12 xhamive të trevës së Anës së Malit